sport

Lautaro ka barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me golat ndaj Lecces

Lautaro Martinez është bërë sulmuesi i pestë i cili ka qenë në gjendje të shënojë më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A në 65 vitet e fundit, duke iu bashkuar Gabriel Batistutës, Antonio Di Natales, Edinson Cavanit dhe Cristiano Ronaldos.

‘El Toro’ është momentalisht golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit italian me 22 gola në 23 ndeshje, dhe dopieta e tij ndaj Lecces i ndihmoi ‘Nerazzurrët’ që të sigurojnë një fitore me rezultat të thellë 4-0 në ‘Stadio Via Del Mare’ të dielën.

Lautaro nuk ka arritur vetëm shifrën e 101 golave në kampionatin italian, por gjithashtu është bërë sulmuesi i pestë në 65 vitet e fundit i cili shënon më shumë se 20 gola në tri sezone radhazi të Serie A.

Ashtu siç u raportua nga Opta në platformën X (ish-Twitter), vetëm Di Natale, Cavani dhe Cristiano Ronaldo e kanë arritur këtë rekord.

Di Natale e bëri në katër sezone radhazi tek Udinese, nga 2009/2010 deri në 2012/2913.

Lautaro ka shënuar më shumë se 21 gola në një edicion të vetëm të Serie A për herë të parë në karrierë, pasi ai kishte arritur shifrën e 21 golave në dy sezone, 2021/2022 dhe 2022/2023. /Telegrafi/

të fundit

Mohamed Salah uron Krishtlindjet! “Shpërthejnë” polemikat në rrjet

Mohamed Salah ka shkaktuar sërish zhurmë, këtë herë jo për golat e tij të jashtëzakonshëm apo për diskutimet rreth të…

7 hours ago

Skandali i fondeve shtetërore, ish-kryeministri i Malajzisë dënohet me 15 vite burg

Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak, është dënuar me 15 vjet burg për abuzim me pushtetin dhe pastrim parash, në gjyqin…

7 hours ago

“Non-grata ishte rrufe në qiell të hapur”/ Berisha flet për betejat politike: Le të bëjnë zgjedhje të lira dhe ta shikojmë kush fiton. Besoj ende se do rikthehem në pushtet

Kreu i PD Sali Berisha në një intervistë në podkastin “Elevate” të Floriana Garos, ka folur politikën, sfidat, si edhe…

8 hours ago

Defekt në tubacionin kyç të ujit të pijshëm në Vlorë, një pjesë e qytetit mbetet pa furnizim

Një defekt në një tubacion kryesor të ujit të pijshëm ka lënë pa furnizim një pjesë të qytetit të Vlorës,…

8 hours ago

Aksident në Malësi të Madhe, kamionisti humb kontrollin, plagoset shoferi dhe pasagjeri

Një aksident ka ndodhur në Malësi të Madhe. Drejtuesi i automjetit tip kamion ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti…

8 hours ago

Pas Durrësit dhe Elbasanit, Salianji njofton takimin e radhës me demokratët në Shkodër

Ervin Salianji ka njoftuar se ditën e nesërme do të zhvillojë takimin e radhës me demokratët, këtë herë duke u…

9 hours ago