Skiatorja Laura Colturi, ka arritur sërish të jetë në mes më të mirëve në garën e skive. Në fazën e dytë të Kupës së Botës që po mbahet në Itali, ajo arriti të ngjitet në vendin e katërt
Ajo ka befasuar sërish me një rezultat fantastik, duke vazhduar surprizën e saj nën statusin e “hirushes” së këtij edicioni të Kupës së Botës në moshën 18-vjeçare.
Në nisjen e parë në Kronplatz ajo u rendit në vendin e tetë, duke dhënë përshtypjen e një pozicioni përfundimtar brenda 10-es së parë.
Por surpriza erdhi në lëshimin e dytë dhe final ku skiatorja kuqezi, përmirësoi më tej kohën e saj duke e parë veten në vendin e katërt, ndërsa para saj qëndron kampionia e botës Lara Gud Berhami që garon për Zvicrën apo rivales së saj të drejtpërdrejtë, kroates Zrinka Ljutiç.
Në këtë formë ëndrra e saj vazhdon duke qenë tashmë konkurruese, ndërsa Shqipëria po renditet në krye të listës së këtij sporti.
Colturi e nisi me lojë të fortë vitin 2025 kur u rendit e dyta në garën e Sllovenisë, duke ngritur flamurin shqiptar në podium.
Edhe në nëntor, ajo preku vendin e dytë në pistën e Austrisë.
Vendimi për të përfaqësuar Shqipërinë erdhi në majin e 2022, kur ajo u pajis me pasaportë shqiptare.
Duket se gjithçka erdhi pas një krisje të marrëdhënieve mes federatës atje dhe prindërve të Colturi-t, që çoi në këtë vendim.
Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka fituar betejën ligjore me qeverinë shqiptare, pasi Gjykata Administrative e…
Një kurorë me lule, simbol i qartë kërcënimi, është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor…
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka goditur një grup të strukturuar kriminal, të cilët kanë…
Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shëngjin, ku 32-vjeçari Zef Lorenci ka humbur jetën, pasi ka…
Ditën e sotme, përmes një reagimi në “Facebook”, këshilltari për Çështjet Ekonomike në Partinë Demokratike dhe njëkohësisht Nënkryetari i Këshillit…
Ditën e sotme, rreth 50 forca policore nga Tirana, Vlora e Saranda, po zhvillojnë prej disa orësh një operacion për…