Categories: sport

Largimi nga Bayerni, Alaba: Asgjë kundër klubit, kam nevojë për sfida të reja

David Alaba ka dhënë së fundmi një intervistë për revistën ’51’, ku foli për vendimin e tij për t’u larguar pas 13 vitesh nga Bayern Munich.

“Është gjithmonë e vështirë kur vjen momenti i lamtumirës, pasi te Bayern jam ndjerë gjithmonë mirë, por po largohem nga kjo skuadër dhe është e pashmangshme të mos ndjej keqardhje sepse ka kaluar shumë vite, ku kam arritur të fitojë edhe shumë trofe. Nuk ishte një vendim i thjeshtë për t’u marr, por gjithsesi besoj se ardhmja ime do të vazhdojë të jetë po kaq e suksesshme sa tek Bayern.

E mora këtë vendim për të ndihmuar veten që të rritem me shumë si lojtar në aspektin teknik. Për t’u zhvilluar nevojiten dhe sfida të reja ndaj edhe e mora këtë vendim. Unë dua të provoj një aventurë të re, jo sepse nuk e dua Bayernin, por sepse kam nevojë për diçka të re në karrierën time.”

Futbollisti do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, duke i dhënë fund aventurës 13 vjeçare në klub, kur iu bashkua si një 16-vjeçar: “Ka ditë kur kthehem prapa në kohë . Këto vite kanë qenë thjeshtë fantastike. ”

të fundit

Incident në komunën e Drenasit/ 15 persona kërkojnë të votojnë me asistencë, por kthehen mbrapsht nga stafi i KQZ-së

Në komunën e Drenasit është raportuar për një incident i cili nuk është rasti i parë në historikun e zgjedhjeve.…

25 minutes ago

Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin në Superiore

Armando Sadiku u përfol sot, që ka tërhequr interesin e Partizanit. “Panorama Sport” mëson ndërkohë se ish-sulmuesi i Kombëtares nuk…

53 minutes ago

Zgjedhjet në Kosovë, rritet përqindja e votuesve! Ja sa është pjesëmarrja deri në 17:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka publikuar të dhënat e përditësuara për daljen në votime deri në orën 17:00.…

1 hour ago

“Çdo votë është e rëndësishme për mbijetesën e popullit serb!” Në komunën e Graçanicës votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova Mediat

Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, e rrethit të Prishtinës në Kosovë, të drejtën e tyre të votës…

2 hours ago

Udhëheqësit evropianë do të bëjnë telefonata me Trump dhe Zelensky pas takimit të dy presidentëve

Udhëheqësit evropianë do të zhvillojnë një bisedë telefonike me presidentët e Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara pas takimit midis Volodymyr…

2 hours ago

AKK mban konferencë për shtyp/ Haradinaj: Procesi zgjedhor po ecën shumë mirë

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj tha se procesi zgjedhor po ecën shumë mirë dhe se nuk…

3 hours ago