sport

Largimi i Onanas nga Kameruni, rrëfimi i bujshëm: E përzuri Eto’o, të gjithë ndihen të ‘mbytur’ nga ai!

Në orët kur përcaktohet e ardhmja e Andre Onana, i destinuar për të kaluar nga Inter te Manchester United, del në skenë një prapaskenë interesante në lidhje me raportin e trazuar mes portierit dhe kombëtares së Kamerunit.

Detaje sensacionale, të cilat i bën të ditura Henry Njalla Quan, ish-drejtues i Federatës kamerunase të futbollit.

Të lidhura

None found

Versioni i tij është i qartë, ai që shkaktoi largimin e bujshëm të Onana nga grumbullimi i Kamerunit gjatë Botërorit në Katar, ishte Samuel Eto’o, presidenti i Federatës.

Një sulm i vërtetë ai i Njalla, në drejtim të ish futbollistit të Inter pasi u shpreh:

“Grumbullimi i Onana në kombëtare ka qenë i varur prej Eto’o. Kur e pyeta formalisht në lidhje me të ardhmen e portierit tonë në kombëtare mu përgjigj që karriera e djaloshit kishte përfunduar”.

Duke i qëndruar këtij versioni problemi nuk ka qenë ai i portierit me trajnerin Rigobert Song, por gjithcka është shkaktuar nga Eto’o një figurë mbytëse sipas Njalla që vazhdon:

“Yjet e kombëtares ndihen të mbytur nga dikush që ishte një yll kur ishte një futbollist. Ishte një yll kur luante futboll dhe do të qëndrojë një yll edhe si drejtues. Është prezent në cdo mbledhje, në cdo seancë stërvitore, edhe trajneri ndihet i mbytur nga prania e kudondodhur e Eto’o”.

Rrëfimi i Njalla shkon edhe më në thellësi të problemit me akuza të rënda ndaj ish sulmuesit.

“Eto’o i ka paguar një milionë franga një drejtuesi futbolli për të më kontrolluar, dhe ky person nisi të kërcënojë familjen time. Kontaktova autoritetet që garantuan sigurinë dhe paprekshmërinë time”.

Akuzat e Njalla dhe versioni i tij mund të afrojnë sërish Onanan me trajnerin Song dhe kombëtaren e Kamerunit, edhe pse fluturimi për tu rikthyer në shtëpi në këtë rast do të nisë nga Manchesteri.

të fundit

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

52 seconds ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

2 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

2 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

2 hours ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

2 hours ago