Casemiro do të largohet në verë nga Manchester United dhe një gjë e tillë tanimë duket shumë e sigurt.
Manchester United e ka të qartë nevojën për të gjetur një zëvendësues të brazilianit dhe për këtë ka kthyer sytë nga Ligue 1.
Mesfushori francez i Monacos, Youssouf Fofana është objektivi kryesor i Djajve të Kuq për rolin e mesfushorit defensivë.
Reprezentuesi francez ka përjetuar një rritje të dukshme që nga koha e tij në RC Strasburg përpara se t’i bashkohej Monacos në dimrin e 2020, tani duke qenë një lojtar kyç në ekipin nga Monte Carlo, gjë që mund ta ndihmojë atë të provojë fatin e tij në Ligën Premier me Djajtë e Kuq.
Por nuk është vetëm gjiganti anglez në garë për yllin francez, pasi në garë janë edhe dy skuadra tjera të mëdha si Paris Saint Germain dhe Juventus.
25-vjeçari është një nga pikat e forta të Monacos dhe klubi francez nuk e ka ndërmend ta lejoj largimin e tij pa shumën e 40 milionë eurove.
United duket më përpara në garë me Juventusin dhe PSG-në për Fofanan i cili ka pranuar se në verë dëshiron të largohet nga Monaco për ta bërë një hap para në karrierë. /Telegrafi/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për të komunikuar më…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga kërcënimi me jetë i dy efektivëve të forcave “Shqiponja” në Shkodër. Efektivët…
Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka bërë së fundmi një pranim të habitshëm duke zbuluar se përdorte fentanyl për të…
Charlie Kirk, aktivist konservator dhe themelues i organizatës Turning Point USA (TPUSA), ndërroi jetë dje në spital pas një sulmi…
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…