Për Milanin është momenti për të ndryshuar kurs pas fundit të historisë me tradhëtinë e Hakan Calhanoglu që kaloi te Inter. Kuqezinjtë shpresonin që trekuartisti turk në fund të pranonte ofertën prej 4 milionë eurosh në sezonin për rinovimin, por sulmi i Marotës në kërkim të zëvendësuesit të Eriksen mbylli cështjen me lojtarin që zgjodhi Interin, dhe kërkimi i zvendësuesit tani është një detyrë për Maldinin. Kuqezinjtë nuk kanë ngut dhe do të presin korrikun e gushtin për një strategji të qartë, të përfitojnë nga lojtarët që do të largohen nga skuadrat e mëdha të Europës për të përsëritur një operacion si ai i Tomori-t.
Fillimisht emri më i nxehtë për të zëvendësuar Calhanoglu ishte ai i Mattia Zaccagni-t, 26 vjecarit të Veronës por me kalimin e orëve është kuptuar se bëhet fjalë për një alternativë dhe jo për lojtarin e preferuar. Kjo pasi në diskutimet mes Milanit dhe Realit të Madridit për Brahim Diaz ka dalë në pah edhe emri i Dani Ceballos, por për të arritur te ai spanjollët duhet të tregohen të gatshëm për një huazim. Okazioni nga Premier League ndërkohë mund të jetë Hakim Ziyech, 28 vjecari i Chelsea-t që me mbërritjen e Tuchel në stol ka gjetur shumë pak hapësira.
None found
Mario Mitaj dhe Daniele De RossiNdërsa na ndajnë edhe pak minuta nga startimi i ndeshjes Inter – Genoa, e vlefshme…
Protestat e sotme ne Tirane ka marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat raportojnë për përshkallëzimin e situatës. “Protestat e…
Një incident është regjistruar gjatë protestës kombëtare të 28 Nëntorit në Tiranë, ku autoboti i policisë ka hedhur ujë me…
Një sërë ngjarjesh kriminale janë regjistruar gjatë 27 dhe 28 nëntorit në disa qytete të vendit. Në mesin e rasteve…
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar organizimin e protestës së 28 Nëntorit, duke evidentuar mungesën e një përfaqësie të përbashkët mes…
Deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri është sulmuar me lëndë helmuese nga policia në protestë ditën e sotme. Siç mund…