Një lëvizje e papritur te Barcelona! Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka udhëzuar drejtorinë teknike që të nxjerrë në shitje kapitenin e skuadrës, portierin Mark Andre Ter Shtegen.
Një vendim i papritur, duke llogaritur se gjermani mendohej se ishte një nga shtyllat e ekipit për edicionin e ri.
Katalanasja “RAC-1” bën të ditur se në klub mendojnë se portieri i Espanjolit, Hoan Garsia, do të pranojë ofertën që i ka bërë Barcelona për t’iu bashkuar kësaj të fundit, edhe pse ka oferta të tejra nga Njukasëll e Mançester Siti. Kjo është arsyeja pse Laportës i duhet të largojë një portier i cili do të ishte “problematik” për 24-vjeçarin.
Ter Shtegen kërkon të jetë titullar ndaj për t’i bërë vend Garcias, duhej larguar gjermani i cili ka kontratë deri në vitin 2028, me një rrogë të lartë.
Më e thjeshtë është situata me Vojçeç Sheznin, i cili kërkon të jetë protagonist, por jo detyrimisht titullar në çdo ndeshje. Ndaj është udhëzuar stafi i klubit që të gjejë një blerës për Ter Shtegen sa më parë.
Kryetari dhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës…
Legjenda e Kombëtares dhe e skuadrës së Flamurtarit Sokol Kushta ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport”, A2CNN. Ish-sulmuesi vlonjat…
E zeza është ngjyra që ka pasur dhe gjithmonë ka pasur një vend shumë të veçantë dhe specifik në zemrat…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me…
Dashuria shpesh nuk është e drejtë, dhe disa shenja të zodiakut, përkundër pasionit të madh që tregojnë, kanë tendencë të…
Pas shumë episodeve ku Alba është prekur dhe është parë duke qarë sepse banorët ia merrnin arushin e saj Stitch,…