Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mbajtur bisedime private me shefin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të lehtëusar dënimin e mundshëm të klubit sa i përket parregullësive financiare.
Sipas një raportimi nga Marca, Laporta kishte udhëtuar në Mynih jo vetëm për të ndjekur finalen e Ligës së Kombeve, por gjithashtu edhe për t’u takuar me presidentin Ceferin mbrapa dyerve të mbyllura.
None found
Çështja kryesore ishte dënimi që do të marrë Barcelona për thyerje të rregullave financiare.
Specifikisht, UEFA ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si klubi ka regjistruar të ardhura nga manovrat financiare të ashtuquajtura ‘leva’, që përfshijnë shitjen e të drejtave televizive të ardhshme dhe aseteve të tjera, të cilat UEFA nuk i konsideron si të ardhura të zakonshme.
Ndërsa La Liga i ka miratuar këto metoda, UEFA nuk i pranon, duke i konsideruar si të jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë në kundërshtim me rregullat e qëndrueshmërisë financiare.
Strategjia e tërheqjes së ‘levave’ ka ndihmuar klubin që të financojë blerjen e disa lojtarëve si Robert Lewandowski dhe Jules Kounde, pavarësisht se ishin nën presion financiar.
Rregulloret e Qëndrueshmërisë Financiare të UEFA-s zëvendësuan rregullat e mëparshme të Fair Play-it Financiar, me synimin për një mbikëqyrje më të rreptë dhe më shumë transparencë.
Klubet duhet të balancojnë shpenzimet me të ardhurat afatgjata, ndërsa ‘levat’ e Barcelonës shihen si zgjidhje afatshkurtra që cenojnë këto parime.
Erërat e forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të shkaktojnë dëme në…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kanadasë, Mark Carney, në margjina të Samitit të…
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama për kërkesën që Samiti i NATO-s të zhvillohet në Shqipëri,…
Afrim Qendro është shkarkuar nga detyra e Kryeinspektorit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), rreth nëntë muaj pasi…
Fitorja e Shqipërisë ndaj Finlandës i ka shijuar më së shumti kryeministrit Rama, i cili shprehet se ishte në një…
Një ngjarje tragjike që tronditi opinionin publik në Britaninë e Madhe po shqyrtohet në gjykatë. Nëna e një 20-vjeçari, i…