sport

Laporta takohet me presidentin e UEFA-s për ta shpëtuar Barcelonën nga dënimi i rëndë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mbajtur bisedime private me shefin e UEFA-s, Aleksander Ceferin, për të lehtëusar dënimin e mundshëm të klubit sa i përket parregullësive financiare.

Sipas një raportimi nga Marca, Laporta kishte udhëtuar në Mynih jo vetëm për të ndjekur finalen e Ligës së Kombeve, por gjithashtu edhe për t’u takuar me presidentin Ceferin mbrapa dyerve të mbyllura.

Çështja kryesore ishte dënimi që do të marrë Barcelona për thyerje të rregullave financiare.

Specifikisht, UEFA ka ngritur shqetësime lidhur me mënyrën se si klubi ka regjistruar të ardhura nga manovrat financiare të ashtuquajtura ‘leva’, që përfshijnë shitjen e të drejtave televizive të ardhshme dhe aseteve të tjera, të cilat UEFA nuk i konsideron si të ardhura të zakonshme.

Ndërsa La Liga i ka miratuar këto metoda, UEFA nuk i pranon, duke i konsideruar si të jashtëzakonshme dhe për rrjedhojë në kundërshtim me rregullat e qëndrueshmërisë financiare.

Strategjia e tërheqjes së ‘levave’ ka ndihmuar klubin që të financojë blerjen e disa lojtarëve si Robert Lewandowski dhe Jules Kounde, pavarësisht se ishin nën presion financiar.

Rregulloret e Qëndrueshmërisë Financiare të UEFA-s zëvendësuan rregullat e mëparshme të Fair Play-it Financiar, me synimin për një mbikëqyrje më të rreptë dhe më shumë transparencë.

Klubet duhet të balancojnë shpenzimet me të ardhurat afatgjata, ndërsa ‘levat’ e Barcelonës shihen si zgjidhje afatshkurtra që cenojnë këto parime.

të fundit

Klodiana Lala flet për sulmin me armë ndaj familjes së saj, gazetarja: Më kanë kërcënuar sërish me vajzat e mia

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar këtë mbrëmje në Top Story, ka rrëfyer vështirësitë e të qenit gazetar në vendin tinë,…

41 seconds ago

“Fshini filmimet”, gazetarja tregon si u kërcënua në tregun agroushqimor në Elbasan: Na drejtuan armët! Kjo mazhorancë më hoqi motrën nga puna

Gazetarja Anila Hoxha ishte e ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Top Story" ku tema e diskutimit ishte "Gazetarët përballë plumbave",…

15 minutes ago

Vajzat e mitura dhunohen në grup, njërën tentuan ta zhvishnin/ Prindërit: I filmuan që t’i shantazhonin për para! Policia hesht

Dhuna tek adoleshentët sa vjen e po shtohet, i tillë është dhe rasti që Fiks Fare trajtoi mbrëmjen e së…

38 minutes ago

Kombëtarja ndez “motorrët”, zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore në stadiumin “Skonto” të Rigës pasditen e të hënës. Pas konferencës zyrtare për…

45 minutes ago

“Shumë njerëz që më parë hezitonin, do të largohen nga vendi”, Lapaj bën parashikimin e zymtë pas 11 majit

Adriatik Lapaj, drejtues i “Shqipëria Bëhet”, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV , deklaroi se 11 maji…

58 minutes ago

Rikthim rezultati dhe ‘breshëri’ golash: Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 4-2 ndaj Komoreve në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Ndeshja nisi me një dominim të lehtë…

1 hour ago