Sipas raportimeve në Itali, Andrea Pirlo, nuk është kontaktuar fare nga Barcelona si opsion për postin e trajnerit me Xavin si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e skuadrës nga “Camp Nou”.
Xavi aktualisht është nën kontratë me e Katarit Al Sadd, por kontaktet mes dy klubeve tashmë kanë filluar, raporton “Calciomercato.com”.
None found
Laporta është i vendosur të zgjedhë ish-mesfushorin e Barçës për trajner, duke pasur parasysh lidhjen e tij të fortë me klubin. Xavi e kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij si lojtar te Barcelona dhe di gjithçka për katalanasit.
Pirlo ishte një nga trajnerët e lidhur me stolin e Barcelonës, por ish-msfushori i Interit, Milanit dhe Juventusit mund të shpërfillet për shkak të përvojës së tij të kufizuar si trajner. Sezoni i tij në Juventus ishte i pari dhe i fundit si trajner profesionist.
Fituesi i Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006 u shkarkua verën e kaluar. Ai kishte fituar Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë, por mezi arriti që ta sigurojë vendin e katërt për t’u bërë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Sipas raportit, Laporta është një adhurues i Pirlos, por ai ende nuk e ka kontaktuar atë. Ai mund ta bëjë këtë gjatë ditëve të ardhshme, por vetëm nëse negociatat me Al Saddin për Xavi dështojnë. /albeu.com/
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…