Gazetari i mirënjohur sportiv, Saimir Demi është përcjellë mesditën e së hënës (24 mars) në banesën e fundit.
Qindra njerëz, vërshuan drejt hollit të Radio Televizionit Shqiptar për t’i dhënë lamtumirën e fundit gazetarit profesionist, prindit, bashkëshortit të mirë, shokut e mikut që si pakkush gëzonte respektin e të gjithëve.
Emri i mirë dhe puna e ndershme, ishin pasuria më e madhe që do të kujtohet në breza dhe do të shërbejë si një shembull frymëzimi për gazetarët e rinj.
Në një intervistë me gazetarin Dëfrim Methasani, sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, kujtoi raportin e afërt me mikun e tij të ndjerë.
“Nga ana profesionale pa diskutim që ka qenë një nga gazetarët sportivë më të mirë, por do të thoja edhe nga ana njerëzore, familjare, si një shok i mirë, unë kam mbresa të pashlyera me Saimirin,” u shpreh z. Shulku.
“Pavarësisht se dhimbja nuk mund të hiqet, të jep njëfarë ngushëllimi shpirtëror kur shikon se sa shumë njerëz dhe dashuri është mbledhur rreth këtij njeriu, që vërtet e meritonte. Gjithkush ka bërë minimumin e asaj që ka bërë Saimiri gjatë jetës dhe karrierës së tij si një mësues, gazetar me përvojë, me tolerancë e intuitë të rrallë, në një gazetari ku shpesh po humbet kuptimi i fjalës, ai ishte ndër të rrallët që i dinte peshën dhe rëndësinë fjalës dhe dinte ta përdorte atë me kujdes. Ishte një edukator i brezave të tërë të gazetarëve, ku përfshihem edhe unë. Nëse Saimiri gazetar ishte një emblemë, Saimiri njeri ishte e pamundur të gjesh fjalë për t’i përshkruash mirësitë dhe karakteristikat e tij,” tha kryeredaktori i RTSH Sport, Rinald Bregasi, gjatë kryerjes së homazheve në hollin e RTSH-së.
Kryeredaktori i lajmeve në redaksinë e Sportit në Radio Televizionin Shqiptar, ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen, në moshën 57-vjeçare. Demi lë pas një trashëgimi të paçmuar dhe një vend të pazëvendësueshëm në panteonin e gazetarisë së shkruar dhe audiovizive.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri sot mund të ndjeni nevojën për më shumë komunikim…
Tregu i pensioneve private vullnetare vijoi zgjerimin edhe në gjysmën e parë të këtij viti, duke kaluar shifrën 48 mijë…
Izraeli ka kryer sulme ajrore në mbarë Rripin e Gazës të hënën, më 1 shtator, duke vrarë të paktën 31…
Pak para mesnatës së të dielës, Matiullah Shahab u zgjua nga lëkundjet e forta që përfshinë shtëpinë e tij në…
Gjermania nuk pret një sulm rus në territorin e NATO-s nën përgatitjet e një stërvitjeje të përbashkët ushtarake ruso-bjelloruse të…
Këngëtarja Bleona Qerreti ka paditur në Gjykatën e Lartë të Shtetit në Nju Jork, SHBA, Evi Kokalarin. Sipas akt-padisë, një…