Categories: sport

Lamtumira e një epoke: 11 emrat e mëdhenj që mbyllën ciklin me kombëtaret pas Kupës së Botës

Një valë lamtumirash ka përfshirë botën e futbollit, teksa emra të rëndësishëm kanë vendosur të mbyllin kapitullin e tyre me fanellat përfaqësuese pas këtij Botërori. Nga portierë legjendarë deri te sulmues ikonë, plot 11 yje kanë konfirmuar largimin nga skena ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

Manuel Neuer, gardiani gjerman 40-vjeçar, ka vendosur t’i japë fund rrugëtimit me “Die Mannschaft”. Ai shkëlqeu në vitin 2010 në debutimin e tij në Kupën e Botës dhe preku majat katër vjet më vonë, duke u kurorëzuar kampion bote në Brazil. Fatkeqësisht, periudha e fundit nuk ka qenë po aq e ndritur për Gjermaninë dhe eliminimi me penallti kundër Paraguait shënoi ndeshjen e tij të fundit me përfaqësuesen.

Sulmuesi çek Patrik Schick, 30 vjeç, që mahniti publikun në Euro 2020, pati rastin të debutojë në një Botëror pikërisht këtë verë. Megjithatë, ai nuk arriti të lërë gjurmë në këtë turne, duke mbetur pa shënuar dhe Çekia u përshëndet që në fazën e grupeve.

Meksikani Guillermo Ochoa, 41 vjeç, mbetet një figurë emblematike për vendin e tij, sidomos pas paraqitjes monumentale në Botërorin 2014, kur neutralizoi të gjithë sulmin brazilian. Në këtë edicion, minuta e tij ishin të pakta, por ato 12 minuta në fushë ndaj Çekisë u shoqëruan me një përshëndetje prekëse nga bashkëlojtarët.

Për Riyad Mahrez, 35 vjeç, rrugëtimi në Kupat e Botës ishte i veçantë. Pasi kishte luajtur vetëm një herë në vitin 2014, atij iu desh të priste 12 vite për të shtuar minutat në këtë garë. Dy golat e tij kundër Austrisë nuk mjaftuan, pasi Algjeria u eliminua nga Zvicra në raundin e parë, në atë që ishte ndeshja e tij e fundit me kombëtaren.

Enner Valencia, 36 vjeç, ka qenë për vite një pikë referimi për Ekuadorin, duke realizuar gjashtë gola në gjashtë sfida gjatë turneve të 2014-s dhe 2022-shit. Në këtë Botëror, megjithatë, ai nuk arriti të tundte rrjetën dhe rrugëtimi u ndal përpara Meksikës në të njëjtin raund eliminimi.

Argjentinasi Nicolas Otamendi, 38 vjeç, ishte protagonist absolut në triumfin e Katarit 2022, duke luajtur çdo minutë të mundshme. Edhe pse debutimi i tij në Botëror datonte në vitin 2010, në Amerikën e Veriut hapësirat ishin më të reduktuara. Ai kishte paralajmëruar që në mars se ky do të ishte turneu i tij i fundit, dhe lamtumira në “La Bombonera” u bë edhe më e veçantë kur Lionel Messi i dorëzoi atij një penallti për ta ekzekutuar.

Për Marko Arnautovic, 37 vjeç, Kupa e Botës ishte njëkohësisht debutim dhe lamtumirë. Ai shënoi dy herë për Austrinë, por ekipi i tij u ndal në raundin e 1/32-ve nga Spanja, duke i dhënë fund historisë së tij me përfaqësuesen.

Senegalezi Sadio Mane, 34 vjeç, kishte marrë pjesë në Botërorin 2018, por një dëmtim e la jashtë katër vite më vonë. Pas daljes nga ky turne, ai dha njoftimin zyrtar me fjalë prekëse: “E dhashë gjithçka për këtë fanellë, sakrifikova maksimalisht. Gjithmonë kam luftuar për vendin tim”.

Portieri skocez Craig Gordon, 43 vjeç, përmbylli një karrierë kombëtare me 84 ndeshje, të nisur në vitin 2004. Edhe pse nuk zbriti në fushë në Botërorin e tij të parë, ai e pranoi fundin me emocion: “Asnjëherë nuk doja që të mbaronte, por kështu duhet”.

Mesfushori Jean Michaël Seri, 35 vjeç, debutoi në Kupën e Botës në fitoren 2-0 ndaj Curaçaos, në paraqitjen e tij të 64-t për Bregun e Fildishtë. Më pas, ish-lojtari i Fulham deklaroi: “Pas 11 vitesh me kombëtaren dhe një Botërori të luajtur, sot njoftoj mbylljen e karrierës ndërkombëtare”.

Neymar, 34 vjeç, u shfaq për herë të parë në një Kupë Bote në vitin 2014, duke realizuar dy gola në ndeshjen hyrëse. Problemet fizike e penguan të shkëlqejë në këtë edicion, ku luajti vetëm 55 minuta para se Brazili të eliminohej nga Norvegjia. Vetë ai e përmblodhi me një fjali: “Gjithçka filloi këtu në MetLife Stadium dhe këtu mori fund. Tani ka mbaruar”, duke evokuar debutimin e tij me “Seleçaon” në 2010-ën. Legjenda Zlatan Ibrahimovic, në rolin e analistit, e komentoi me respekt: “Një lojtar i jashtëzakonshëm, me aftësi marramendëse. Ky është një moment i hidhur për futbollin brazilian”.

të fundit

Grant prej 5 milionë eurosh i jep shtysë modernizimit të rrjetit elektroenergjetik

Ministria e Financave ka nënshkruar një marrëveshje granti me Bankën Gjermane për Zhvillim (KfW) në vlerë prej 5 milionë eurosh,…

1 minute ago

Nderime të veçanta për kampionët spanjollë: Stadiume të pagëzuara me emrat e tyre dhe domate në sasi baraz me peshën trupore

Dy yje të ekipit kombëtar të Spanjës, mesfushorët Fabian Ruiz dhe Gavi, morën dhurata të pazakonta nga vendlindja e tyre…

8 minutes ago

Konfirmohet nga autoritetet kosovare vdekja e efektivit të policisë në Morinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se zyrtari policor i gjetur sot pa shenja jete në fshatin Morinë të Kukësit ishte…

9 minutes ago

Apeli i diplomatit gjerman për krijimin e shpejtë të institucioneve – ekspertët paralajmërojnë pasoja të rënda nga vonesat

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Reiner Rudolph, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja…

10 minutes ago

Sfidë e re për Kosovën: Zgjedhja e kreut të shtetit apo skenar i përsëritur zgjedhjesh?

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca për konstituimin e legjislaturës së…

10 minutes ago

Rokas: Sundimi i ligjit, kusht themelor për integrimin evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, Michalis Rokas, tha sot se BE mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj perspektivës evropiane të…

12 minutes ago