sport

Lampard me fjalë të mëdha për Brojën: Është tepër i fortë

Nëse ka një person të cilit Armando Broja i detyrohet jo pak, ai është Frenk Lampard, ish-mesfushori dhe ish-trajneri i Çelsit, ai që i dha besimin për të luajtur me skuadrën e parë dhe të shfaqte të gjithë potencialin e tij.

Dhe vetë Lampard ka qenë në koment për “Sky Sport”, ku menjëherë pas golit të shqiptarit komentoi:

Të lidhura

None found

“Jam i kënaqur për të. Arsyeja pse jam i lumtur për Armandon është, sepse hera e fundit që e pashë ishte në periudhën prillmaj, kur po stërvitej jashtë fushe, për të rikuperuar dëmtimin e tij. Broja është një djalë shumë pozitiv, i ri, por një futbollist tepër i fortë.

Mendoj se goli ishte shpërblimi më i mirë për të, pasi nuk është e lehtë që të punosh fort pas një dëmtimi të gjatë, por ai duket se e ka kërkuar me ngulm këtë rikthim dhe këtë dëshirë për t’u rikthyer me gol. Impakti i tij në lojë kuptohet qartë. Një gol disi edhe me fat? Ndoshta po, po çfarë të keqe ka këtu. Unë jam një ndër ata lojtarë që kam shënuar shumë gola të tillë në karrierën time. Madje nëse do edhe nisim i numërojmë, duke qenë se nuk janë të shumtë.

Ka humbja edhe disa shanse të tjera për gol? Është normale, por e rëndësishme është që në kokën e tij lexohet qartë, teksa thotë se do të kthehem në atë zonë përsëri dhe do të shënoj. Kjo e bën një lojtar të fortë, ndryshe nga të tjerët”, deklaroi Lampard.

 

të fundit

Topi i “Dorës së Zotit” shitet për 2.9 milionë euro në ankand

Topi me të cilin Diego Maradona shënoi golin e famshëm me dorë ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986 është…

3 minutes ago

Portokalli hap audicionet për sezonin e ri, ja datat dhe mënyra e aplikimit

Nëse ke talent në aktrim , imitim, ose je i zoti në shkrimin e skeçeve dhe materialeve humoristikë, kjo është…

4 minutes ago

“Historia kërkon kurajë”/ Presidenti Begaj thirrje nga Savra për të dokumentuar krimet dhe për të kërkuar falje

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, presidenti Bajram Begaj, përkujtoi viktimat e internimit komunist…

4 minutes ago

Siljanovska and Slaveski Discuss Economic Stability and Proposal for Third Deputy Governor

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me guvernatorin e Bankës Popullore, Trajko Slaveski, i cili e informoi për treguesit…

12 minutes ago

Presidenca sqaron hapat për përzgjedhjen e anëtarëve të KQZ-së

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton se, pas pranimit të propozimeve me shkrim nga subjektet politike për anëtarët…

12 minutes ago

Death Toll from 7.7-Magnitude Earthquake in Indonesia Reaches 100

Numri i të vdekurve nga tërmeti i fuqishëm që goditi Indonezinë lindore më 15 gusht është rritur në 100, tha…

13 minutes ago