sport

“Lamine Yamal si Messi?”. David Villa kundërshton: “Kurrë”

Një nga sulmuesit më të mirë spanjollë i të gjitha kohrave, me nofkën El Guaje. Bëhet fjalë për David Villan.

Në intervistën e dhënë për gazetën AS, me rastin e një eventi të organizuar nga Oppo, ai ka shprehur një opinionin e tij për momentin e luhatjes së skuadrës së Flick dhe rihapjen e garës për titullin kampion për shkak të parakalimit të skuadrës së Simeones(Atletico Madrid)”.

Të lidhura

None found

“Tani nuk po kalon një moment të mirë, por Barça është Barça. Është një klub ku të jesh i dyti nuk mjafton, gjithçka varet nga fitorja. Unë i di mirë preferencat e tifozëve dhe mendoj se ata janë të lumtur, sepse skuadra synon te lojtarët e Masias. Ata luajnë futboll të mrekullueshëm dhe po luftojnë për gjithçka, sepse kanë lojtarë të klasit botëror. Është e pamundur të mos mendosh për një kompeticion dhe të mos e konsiderosh Barçën si një nga skuadrat që mund të fitojë titullin”.

Lamine Yamal – “Ai është një djalë i jashtëzakonshëm. Si luan, si e kupton futbollin… është e vërtetë që nuk e njoh personalisht, por kam qenë disa herë atje dhe ai duket shumë i qetë dhe i koncentruar. Ky nuk është shpërthimi i një futbollisti që do të zgjasë vetëm disa muaj. Ai po e dëshmon vlerën e tij për një kohë të gjatë dhe vazhdon të rritet dhe sa herë që e sheh të luajë, bëhet më i mirë”.

Yamal si Messi? – “”Kurrë. Besoj se sot është e vështirë të krahasosh ndonjë lojtar me Messin. Lamine Yamal është tashmë një yll botëror. Ai ka arritur gjëra të rëndësishme në dy vjet dhe, si tifoz i Barçës, ai më emocionon përsëri. Dhe tifozët gjithashtu kanë të drejtë të ëndërrojnë me të, por nuk mendoj se është e nevojshme ta krahasojmë me Messin, sepse ai do të ketë një karrierë fantastike”.

Tags: lamine yamal

të fundit

Prishtina triumfon në transfertë ndaj Vushtrrisë dhe thellon shkëputjen në krye

Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…

49 seconds ago

Sulmet ruse ndaj ekonomisë ukrainase shtohen përpara bisedimeve të paqes

Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...

53 seconds ago

Itali/ Goditet organizata kriminale shqiptare, dyshohet për trafikimin e 240 kg lëndë narkotike dhe pastrami i 14 milionë eurove

Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…

7 minutes ago

Arrest of Dutch journalist who exposed “Albanian Files” prompts Berisha reaction: I demand his immediate release, no one must harm him

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…

9 minutes ago

TikTok faces EU warning: “For You” algorithm could harm mental health

Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…

10 minutes ago

Zemaj demands proof for Kurti’s statement: Show us at least 17 of the 171 returning doctors

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin…

10 minutes ago