Lamine Yamal, një prej emrave më premtues të futbollit botëror dhe yll i Barcelonës, ka ndarë me emocion kujtimet nga fëmijëria, duke nënvizuar se arritjet e tij të sotme lidhen ngushtë me përpjekjet e prindërve.
Në një bisedë për El Pais, nga grumbullimi i Kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës, 18-vjeçari u kthye pas në kohë për të kujtuar kontaktin e tij të parë me kompeticionin më të madh të futbollit.
None found
“Kupa e Botës 2014 është kujtimi im i parë. Nëna ime erdhi nga puna për pjesën e dytë të ndeshjes Kolumbi–Uruguai dhe e pamë së bashku. Tani ajo është këtu me mua në Kupën e Botës. Ajo qau kur debutova me Spanjën dhe unë i thashë: ‘Si ndryshon jeta’”, rrëfeu Yamal.
Futbollisti i krahut te Barcelona ndaloi edhe te sfidat financiare që familja e tij ka përjetuar në vitet e para, duke vënë në pah sakrificën dhe përkushtimin e nënës dhe babait të tij.
“Ajo që kanë bërë nëna dhe babai im për mua është diçka që unë do ta bëja vetëm për fëmijën tim. Kur nuk ke para, është shumë e vështirë ta ndihmosh një fëmijë të luajë futboll. Është e vështirë t’i blesh dhurata apo t’i sigurosh shumë gjëra. Prindërit e mi ia dolën t’i bënin të gjitha këto dhe unë nuk do të mund t’ua shpërblej kurrë”, tha ai.
Yamal theksoi se rrugëtimi nga një fëmijëri e thjeshtë deri te pozita e njërit prej futbollistëve më të kërkuar në botë ka ardhur si pasojë e punës dhe sakrificës së tij.
“Gjithçka që dua të bëj sot, e bëj sepse nuk kam pasur mundësi ta bëj kur isha i vogël. Nuk kam frikë se mos është tepër, sepse e kam fituar vetë. Nuk kam pasur asgjë dhe gjithçka që kam sot e kam fituar duke luajtur futboll. Askush nuk ma ka dhuruar dhe nuk kam trashëguar asgjë”, deklaroi ai.
Në përmbyllje, spanjolli u shpreh se i çmon këshillat e njerëzve pranë tij, por beson se secili duhet të ketë mundësinë të shijojë atë që ka arritur pas shumë përpjekjesh.
“Besoj se kam të drejtën të bëj atë që dua me jetën time. Ajo që ke arritur me punën tënde, të takon ty. Natyrisht, këshillat janë gjithmonë të rëndësishme dhe unë i dëgjoj, por në fund duhet të jetosh dhe të shijosh atë që ke fituar vetë”, përfundoi Yamal.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Romano Floriani Mussolini, 23-vjeçari që është stërnipi i diktatorit fashist italian Benito Mussolini, ka shënuar golin e tij të parë…
Qeveria franceze shqyrtoi mundësinë e kufizimit të aksesit në rrjetet sociale, madje edhe të ndërprerjes së internetit celular në zona…
Gjithsej 1.201 fëmijë ishin në konflikt me ligjin dhe u thirrën në stacionin e policisë në vitin 2025. Kjo përfaqëson…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe…