Categories: sport

Lamine Yamal intensifikon kandidaturën për Topin e Artë

Kanë mbetur vetëm dy javë deri në përfundimin e votimit për Topin e Artë dhe Lamine Yamal po shfrytëzon çdo paraqitje për të bindur votuesit se e meriton trofeun prestigjioz.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Barcelonës ka deklaruar se nuk do të lutet për çmimin, por njëkohësisht nuk e ka fshehur bindjen se është i denjë për ta fituar atë. Këtë qëndrim ai e ka shprehur edhe më parë publikisht, ndërsa performancat e tij në fushë po e vendosin mes pretendentëve kryesorë, pavarësisht nivelit të lartë të konkurrencës.

Klubi katalanas po zhvillon një fushatë të hapur në mbështetje të anësorit 19-vjeçar, ndonëse forma e tij aktuale duket se është argumenti më i fortë. Statistikat e ndeshjeve të fundit po konfirmojnë rolin e Yamalit si një prej futbollistëve më të spikatur në botë.

Afati i votimit për 100 gazetarët profesionistë nga vendet e renditura nga FIFA përfundon pas dy javësh, më 28 shtator. Ceremonia e Topit të Artë do të zhvillohet më 26 tetor në London Palladium.

Mes 30 finalistëve ndodhen edhe yje si Harry Kane, Jude Bellingham, Kylian Mbappé, Ousmane Dembélé, Erling Haaland, Lionel Messi, Pau Cubarsí, Marc Cucurella, Rodri Hernández, Fabián Ruiz, Bruno Fernandes dhe Ferran Torres, ndër të tjerë.

“Unë dhe Mbappé jemi dy më të mirët, por mendoj se e meritoj Topin e Artë”, u shpreh lojtari i Barcelonës në një intervistë për ‘Universo Valdano’ të Movistar Plus.

Starti i sezonit ka qenë veçanërisht bindës për Yamalin. Në gjashtë ndeshje të luajtura, pesë në La Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, reprezentuesi spanjoll ka realizuar 7 gola dhe ka dhënë dy asistime.

Katër ndeshjet e fundit kanë qenë edhe më produktive për të. Përballë Rayo Vallecanos, Valencias, Levantes dhe Feyenoordit, Yamal ka shënuar në secilën ndeshje, ndërsa në tri takimet e kampionatit ka realizuar nga 2 gola.

Me 6 gola në La Liga, ai është aktualisht ndër emrat që udhëheqin garën për Pichichi, së bashku me Camellon, Mbappén dhe Raphinhën.

Edhe drejtuesit e Barcelonës po e shfaqin publikisht mbështetjen për kandidaturën e tij. Zëvendëspresidenti Rafa Yuste deklaroi disa orë më parë: “Shpresoj që drejtësia të vihet në vend dhe t’ia japin Lamine”.

Presidenti Joan Laporta kishte bërë më herët një deklaratë në të njëjtën linjë, duke e renditur Yamalin ndër favoritët kryesorë të garës.

“Lamine është një nga favoritët e mëdhenj dhe do të doja shumë që ai ta fitonte. Ai po luan në mënyrë spektakolare. Ka cilësi të jashtëzakonshme. Është gjeni”, tha Laporta.

Gjatë javëve të fundit, edhe bashkëlojtarët e tij kanë argumentuar se anësori duhet të fitojë çmimin, duke vënë në pah paraqitjet e tij dhe ndikimin në sukseset e Barcelonës.

Vlerësimi për Topin e Artë mbështetet te paraqitjet individuale vendimtare dhe mbresëlënëse, rezultatet e ekipit dhe trofetë e fituar me klubin e përfaqësuesen, si edhe te klasi dhe loja e ndershme.

Yamal i përmbush të tria këto kritere dhe për këtë arsye konsiderohet një prej favoritëve të mëdhenj. Deri në mbylljen e votimit, më 28 shtator, ai ka ende kohë për ta përforcuar kandidaturën dhe për të synuar vendin e parë në garën për çmimin më prestigjioz individual të futbollit.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago