Inocente Diaz, trajneri i ekipit të La Torreta u mburr për Lamine Yamal në media duke pretenduar se ai tashmë po bën më mirë se Lionel Messi në atë moshë dhe aktualisht më mirë se Kylian Mbappe.
Yamal e filloi karrierën e tij të futbollit si një shtatëvjeçar në një CF La Torreta. Nga aty ai u transferua në Akademinë La Masia të Barcelonës dhe pjesa tjetër është histori.
None found
“Mbappe do të duhet të luftojë për ta kaluar atë. Lamine është më i mirë se Mbappe”, ka thënë fillimisht Inocente Diaz.
“Francezi ka shumë publicitet sepse do të nënshkruajë me Real Madridin, por e ardhmja qëndron te Lamine Yamal”.
“Për gjashtë vite Lamine do të fitojë Topin e Artë. Ai është më i mirë se Messi. Ai ka më shumë kushte”.
“Lamine është një përzierje e Messit dhe Cristianos. Nuk është e lehtë të bësh atë që ai ka bërë në moshën 16-vjeçare. Kjo Barçë nuk është si vitet e tjera”, përfundoi trajneri i të rinjve.
Ndryshe, Yamal shënoi vetëm shtatë gola në 50 ndeshje, që është katër më pak se Fermin Lopez që luajti më pak ndeshje dhe është mesfushor. /Telegrafi/
Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…
Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…
AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...
Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…
Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…