sport

Lamine Jamal është gati për rikthimin në fushë, ja plani i Barçës për talentin 18-vjeçar

Barcelona po përshpejton procesin e rikuperimit të Lamine Jamal, talentit që po shkakton ankth tek tifozët blaugrana për shkak të një dhimbjeje të vazhdueshme në ijë.

Klubi katalanas nuk po merr përsipër rreziqe dhe ka zbatuar një protokoll jashtëzakonisht rigoroz rikuperimi për sulmuesin e krahut, duke synuar ta ketë atë në formën më të mirë për ndeshjet e ardhshme vendimtare.

Të lidhura

None found

Pika e kthesës erdhi më 10 nëntor, kur Jamal iu nënshtrua një trajtimi invaziv me radiofrekuencë. Pas kësaj procedure, talenti spanjoll mori disa ditë pushim të plotë, gjë që ishte thelbësore përpara se të fillonte një program intensiv rehabilitimi.

Plani po menaxhohet dhe mbikëqyret me kujdesin më të madh nga dy specialistë të besuar të klubit, të cilët po monitorojnë çdo fazë të rikthimit të tij në fushë.

Prioriteti i Barçës është i qartë, të mos nxitohen gjërat dhe të lejohet Jamal të arrijë gjendjen optimale për të shmangur çdo rrezik të një rikthimi.

Ndeshja kundër Çelsit, është rrethuar me të kuqe si data përfundimtare për një rikthim të plotë, por një riintegrim gradual që këtë fundjavë nuk përjashtohet.

Lamine mund të kthehet në fushë për disa minuta kundër Atletik Bilbao në Camp Nou, një shenjë e rëndësishme përpara rikthimit të tij në aksionin garues.

Vetë 18-vjeçari, ka treguar përkushtim të plotë ndaj rikuperimit të tij. Pas El Clasico, ai e uli profilin e tij në media, duke e përqendruar të gjithë energjinë e tij në rehabilitim.

Si dëshmi të vendosmërisë së tij, anësori madje krijoi një zonë fizioterapie dhe pajisje rikuperimi ujore në shtëpinë e tij, duke mos i lënë asgjë rastësisë për të optimizuar rikthimin e tij në fushë dhe për të parandaluar më tej mungesat. Barça dhe tifozët e saj presin me padurim mundësinë për ta parë talentin e tij përsëri në veprim raporton “Mundo Deportivo”.

të fundit

“Kam rrezikuar dy vite burg”/ Këngëtari i njohur, Bejta ka rrëfyer një nga periudhat më të vështira të jetës së tij

Këngëtari kosovar, Bejta, i cili aktualisht është banor i “Big Brother VIP Kosova 5”, ka rrëfyer një nga periudhat më…

4 minutes ago

Vlerësimet pas Irlandë 3-0 Kosovë: Pak nota pozitive për “Dardanët

Kosova e mbylli me humbje 3-0 përballjen me Republikën e Irlandës, në ndeshjen e fundit të Ligës B të Ligës…

5 minutes ago

Franca konfirmon praninë e ushtarakëve në Ukrainë: Nuk jemi palë në luftë, thotë Barrot

Franca ka pranuar zyrtarisht praninë ushtarake në Ukrainë, por ka mohuar kategorikisht se është palë luftuese në luftën kundër Rusisë.…

16 minutes ago

Masakra e Borsellinos: ish-kreu i policisë italiane hetohet për pengim të drejtësisë, kërkohet arrestimi i Gianni De Gennaros, i njohur si “Peshkaqeni

Prokuroria italiane dyshon se ish-shefi i Policisë ka ushtruar presion mbi informatorin e mafies Salvatore Contorno për të mos dëshmuar…

16 minutes ago

Irlanda triumfon 3-0 ndaj Kosovës në Dublin, por “Dardanët” sigurojnë qëndrimin në Ligën B

Kosova ka pësuar humbje të thellë 3-0 nga Irlanda, në ndeshjen e zhvilluar në Dublin, në kuadër të Ligës së…

17 minutes ago