sport

Lajme të mira për kombëtaren, sulmuesi i Spanjës do të mungojë në duelin e fundit në grup

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë një shqetësim më pak në ndeshjen e fundit në grup ndaj Spanjës që luhet të hënën. Iberikët, kryesues dhe zyrtarisht të parët në grup, do u mungojë një sulmues për shkak dëmtimi, përveç Rodrit që është i pezulluar për kartonë.

Federata Spanjolle ka bërë të ditur për mediat vendase se Ajoze Perz, sulmuesi i Betisit, ka pësuar një zgjatje muskulore gjatë takimit kundër Italisë dhe nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj kuqezinjve.

Të lidhura

None found

Perez debutoi në minutën e 78 të sfidës ndaj Italisë, duke hyrë në fushë në vend të Inaki Uilliams dhe krijoi menjëherë dy raste të rrezikshme para portës së Donarumës. Por ai ndjeu shqetësime në këmbë sot dhe mungoi në stërvitje, teksa testet mjekësore më pas konfirmuan dëmtimin gjatë pasdites së sotme.

Tags: Euro 2024

të fundit

SHBA heton ABC, CBS, CNN, Fox News dhe NBC për shkelje të mundshme të ligjeve antitrust, tensione të reja me Trump

Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka nisur një hetim ndaj pesë rrjeteve të mëdha televizive, ABC, CBS, CNN, Fox News dhe…

49 seconds ago

Foshnja humb jetën në javën e 38-të të shtatzënisë, hetimi lidh tragjedinë me monitorin e dëmtuar të rrahjeve të zemrës

Një ngjarje tragjike në një spital në Mbretërinë e Bashkuar ka rikthyer vëmendjen te siguria e pacienteve në maternitetet, pasi…

1 minute ago

Kingji dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë sigurinë në Kosovë dhe rajon

Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të…

17 minutes ago

Kurti: Presioni ndaj Serbisë, rruga për zbardhjen e fatit të të zhdukurve

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon…

17 minutes ago

Raphael Glucksmann fiton bindshëm primaret e së majtës socialdemokrate në Francë me mbi 66% të votave

Eurodeputeti Raphael Glucksmann është zgjedhur kandidat i së majtës socialdemokrate për zgjedhjet presidenciale në Francë, pasi siguroi më shumë se…

20 minutes ago

Manchester City triumfon 0-3 në Anfield dhe ruan ecurinë pa humbje

Manchester City ka zhvilluar një paraqitje mahnitëse ndaj Liverpoolit për të vazhduar me rekordin pa humbje në Ligën Premier.“Qytetarët” zhvilluan…

25 minutes ago