Categories: sport

Lajme të këqija për Mendy, ylli i City-t mbetet pas hekurave të paktën deri në fund të janarit

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy është paraqitur në gjykatë i akuzuar për katër akuza për përdhunim dhe një akuzë për sulm seksual.

27-vjeçari akuzohet se ka sulmuar tre gra në shtëpinë e tij në ‘Cheshire’ mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021.

Të lidhura

None found

Louis Saha Matturie, 40 vjeç, nga Salford, gjithashtu u paraqit në Chester Crown Court i akuzuar për katër akuza për përdhunim.

Asnjërit prej burrave nuk iu kërkua të paraqiste një deklaratë dhe të dy u caktuan në paraburgim.

Ata do të dalin në gjykatë më 15 nëntor dhe një datë gjykimi është caktuar për 24 janar.

Avokati i mbrojësit, Eleanor Laws QC, duke mbrojtur Mendy, tha se do të kishte një kërkesë për të hedhur poshtë akuzat në seancën e nëntorit.

Sulmet e dyshuara, ndaj tre grave të ndryshme duke përfshirë një nën 18 vjeç, thuhet se kanë ndodhur në adresën e shtëpisë së tij në Prestbury.

Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij gjatë seancës 45-minutëshe dhe i bëri me sy një burri në galerinë publike teksa u çua përsëri në qeli.

Ai u refuzua me kusht muajin e kaluar dhe aktualisht është në paraburgim në ‘HMP Altcourse’ në Liverpool.

Lojtari francez ka luajtur për kampionët e sezonit të kaluar në Premier Ligë, Manchester City që nga viti 2017, kur u bashkua nga Monaco për 52 milion funte. Ai u pezullua nga klubi pasi u akuzua nga policia, deri në pritje të një hetimi përfundimtar. 

të fundit

Asociacioni i Komunave del në protestë para Qeverisë

Asociacioni i Komunave të Kosovës po proteston sot para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar mbrojtjen e buxheteve, pronës dhe kompetencave…

10 minutes ago

Enzo Fernandez pranë transferimit te Manchester City, negociatat me Chelsean në përfundim

Enzo Fernandez ka një marrëveshje në parim për t'u bashkuar me Manchester Cityn nga Chelsea, sipas gazetarit Gianluca Di Marzio.Gazetari…

10 minutes ago

Tahiri kërkon konstituimin e Kuvendit: Marrëveshja LDK-LVV për postet tashmë është arritur

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kritikuar mungesën e veprimeve pas marrëveshjes së arritur mes LDK-së dhe LVV-së. “Ata kanë…

11 minutes ago

Gëzim Ostreni: Ali Ahmeti pranoi që Kushtetuta të mos e përcaktonte shqipen, por ta lidhte atë me pragun prej 20 për qind

Ish gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni në emisionin “Rishtazi” që emetohet në gazetën Koha, ka rikthyer në vëmendjen në një…

11 minutes ago

PSG lë të hapur mundësinë për një tjetër transferim në ditën e fundit të afatit

Paris Saint-Germain nuk e ka përjashtuar mundësinë e realizimit të një tjetër transferimi në ditën e fundit të afatit kalimtar.Sipas…

11 minutes ago

Përleshje e dhunshme në Çair, arrestohen një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar

Policia ka ndaluar një 19-vjeçar dhe një 13-vjeçar nga Shkupi, pas një përleshjeje fizike në Çair, ku tre persona janë…

12 minutes ago