Futbollisti i Manchester United, Raphael Varane do të jetë gati për Botërorin në Katar, raporton “L’equpie”.
Në këtë mënyrë, trajneri i Francës, Didier Deschamps, mund të marrë frymë i lehtësuar, sepse do të ketë në dispozicion një nga lojtarët e gjeneratës që fitoi titullin në Rusi në 2018.
None found
Varane pësoi një dëmtim së fundmi në një ndeshje kundër Chelsea më 22 tetor, kur u largua nga loja me lot.
Megjithatë, fatmirësisht për Varanin, rezultoi se nuk ishte një dëmtim i rëndë dhe ai do të rikthehet në fushë më shpejt nga sa priste fillimisht.
Varane ka munguar në katër ndeshjet e fundit të Manchester United kundër Sheriff, West Ham, Real Sociedad dhe Aston Villa.
Ai tashmë ka filluar punën dhe së shpejti mund t’i rikthehet stërvitjeve, por nuk pritet të luajë kundër Aston Villa në Kupën e Ligës dhe kundër Fulham në Premier League në dy ndeshjet e fundit për klubin para nisjes së Kampionatit Botëror. /G.D albeu.com/
Ka skaduar afati 60-ditor i vendosur nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë,…
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.5 lekë dhe do shitet me…
Një zjarr i madh ka përfshirë fshatin Qishbardhë në Vlorë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve. Era e fortë…
Protesta e 79-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama pritet të vijojë sot në Tiranë, pas tubimit të një dite…
Mbrëmjen e djeshme, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Shëngjin–Lezhë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes,…
Aktorja amerikane Hayden Panettiere, e njohur për rolet e saj në serialet “Heroes” dhe “Nashville”, si dhe në filmat “Scream…