Ardian Ismajli nuk luan prej 10 marsit, kur doli i dëmtuar në përballjen mes Milanit dhe Empolit.
Mbrojtësi kuqezi vuante nga një problem muskulor që e ka shqetësuar herë pas here, ndaj këtë radhë periudha e rikuperimit shkoi më shumë se një muaj e gjysmë, në mënyrë që 27-vjeçari ta lërë një herë e mirë pas krahëve dëmtimin.
Burime të “SuperSport” bëjnë me dije se mbrojtësi shtatlartë ka nisur të marrë ngarkesën e plotë dhe në përballjen e kësaj fundjave mes Empolit dhe Frosinones pritet të jetë i disponueshëm.
Me shumë gjasa në përballjen e 5 majit, Ismajli do të ketë disa minuta që në vijim të marrë vendin e tij në formacion.
Futbollisti nga Podujeva është kthyer në një titullar të rëndësishëm në formacionin e Sylvinhos.
Në kualifikueset e vitit të shkuar, Ismajli luajti në 6 përballje dhe rikthimi i tij është pa dyshim një lajm i shkëlqyer për trajnerin Sylvinho, por dhe tifozët.
Shqipëria do të luajë në kampionatin europian me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën, tre rivalë tepër të vështirë dhe stafi teknik synon të ketë të gjithë skuadrën e gatshme për këto sfida, me qëllimin për të bërë historinë.
Trajneri Sylvinho pritet që në fundin e këtij muaji të bëjë publike listën e lojtarëve që do të grumbullojë për fazën përgatitore para nisjes për në Gjermani.
Dashi Edhe pse do mungojë pasioni i zjarrtë gjatë këtij muaji, kjo nuk do të thotë që ju do keni…
Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik…
NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes. Sipas informacioneve…
Rusia po planifikon të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës, sipas një dekreti të…
Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve,…