sport

Lajm i mirë nga “Albert Einstein”, Pele lë spitalin pas tre ditësh vëzhgim

Një lajm i mirë ka ardhur nga spitali “Albert Einstein” ditën e enjte, ku Pele ka dalë nga spitali pas tre ditësh nën vëzhgim pasi po trajtohej nga kanceri në zorrën e trashë. Mjekët gjithashtu kanë raportuar se gjendja e tij është stabile dhe e mirë.

Shtatorin e kaluar, teksa po shkonte për një sërë ekzaminimesh rutinë që ishin shtyrë për 15 muaj për shkak të pandemisë së koronavirusit, mjekët zbuluan se Pele kishte kancer në zorrën e trashë, për të cilin tashmë një herë i është nënshtruar një operacioni.

Që atëherë, ai i është nënshtruar trajtimit që përfshin seancat e kimioterapisë. Ka pasur teste mujore për të kontrolluar efektivitetin e të gjithë trajtimit kundër tumorit.

Vitet e fundit, shëndeti i Peles ishte përkeqësuar edhe për shkaqe të tjera, si problemet e shtyllës kurrizore, ijeve dhe gjurit, të cilat ia pakësuan lëvizshmërinë dhe e detyruan t’i nënshtrohej operacioneve të tjera. Ai është futur edhe në spital në të kaluarën për disa probleme me veshkat./ h.ll/albeu.com

të fundit

A mund të mbështetet BE tek SHBA pas samitit në Uashington?

Pas samitit të Ukrainës në Uashington, Evropa premton të luajë rolin e saj në një proces paqeje për Ukrainën. Po…

22 minutes ago

Aksident i rëndë në Pejë/ Makina përplaset me shtyllën, humb jetën një person

Mëngjesin e sotëm rreth orës 05:20, një aksident i rëndë është regjistruar në rrugën “Konferenca e Bujanit” në Pejë. Si…

51 minutes ago

Stuhia në Kukës/ Rrëshqitje dherash në disa akse, shuhen zjarret në Fushë Arrëz

Këtë të premte, që në orët e para të mëngjesit të sotëm, Kukësi është përfshirë nga moti i keq me…

58 minutes ago

Norvegjia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën 16-vjeç

Qeveria norvegjeze, ka bërë të ditur se nga 1 janari do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për fëmijët nën…

1 hour ago

Zjarret në Vlorë/ Ministria e Mbrojtjes: U ndezën nga një grup kriminal, arsyeja pse zgjodhën të vepronin natën

Disa vatrja zjarri përfshinë mbrëmjen e djeshme zonat e Dukatit, Drashovicës në qarkun e Vlorës. Zjarret raportohet se ishin të…

1 hour ago

Miratohet udhëzimi për vitin e ri shkollor/ Nga ndalimi i celularëve, te masat kundër bullizmit

Me nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, kanë miratuar një…

2 hours ago