sport

Lajm i keq për Ancelottin, dëmtohet ylli i ekipit

Marco Asensio pësoi një dëmtim kundër Barcelonës në gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës, dhe përderisa ende nuk janë përfunduar testet përfundimtare mjekësore, ka frikë se lojtari spanjoll do të mungojë nga dy deri në tre javë.

Kjo mungesë vjen në momentin më të keq të mundshëm për yllin e Real Madrid-it, i cili sapo kishte hyrë rregullisht në formacionin fillestar të Carlo Ancelottit, duke treguar potencialin që ishte aq i qartë kur ai mbërriti për herë të parë në kryeqytetin spanjoll.

 

Ekipi mjekësor i “Los Blancos” ka vlerësuar se periudha e mungesës prej dy deri në tre javë do të konfirmohet pasi të përfundojë një skanim MRI, dhe kjo do të ndodhë të martën.

Asensio në fakt po luante mirë kundër Barcelonës në Arabinë Saudite, por edhe skenari më i mirë e sheh atë të humbasë dy ndeshjet e ardhshme të klubit.

 

Spanjolli kishte shënuar shtatë gola në 23 ndeshje këtë sezon, dhe ndërsa ai mund të rikthehet në teori për përballjen kundër Granadës më 6 shkurt, Los Merengues nuk do të rrezikojë aspak me ndeshjen e PSG-së në Ligën e Kampionëve që luhet më 15 shkurt./ h.ll/albeu.com

të fundit

Ndërhyrje e suksesshme për ambasadorin e Ukrainës pas infarktit në Voskopojë

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov, ka pësuar një infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës,…

2 minutes ago

Në 2026 “Diella” bëhet vetë Rama? Anila Bisha: Kontrata me AKSHI-in skadon në dhjetor

Diella e cila u emërua nga Kryeministri si ministre e ngarkuar me prokurimin publik në prezantimin e qeverisë "Rama 4"…

28 minutes ago

Valiev bën krenar Shqipërinë në Botëror, kualifikohet në finalen e madhe

Chermen Valiev e ka seriozisht. Mundësi që përfaqëson Shqipërinë ia doli që të shkojë në finalen e peshës 74 kg…

58 minutes ago

Aksident në Elbasan, automjeti përfundon i përmbysur në mes të rrugës

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin nacional Elbasan-Papër. Mësohet se një automjet tip Benz e ka përfunduar…

1 hour ago

Protesta për ish-krerët e UÇK në Hagë, Rama: Drejtësi pra drejtësi, vetëm drejtësi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me protestën që u zhvillua ditën e sotme në Hagë…

2 hours ago

Akuzohet për vdekjen e turistes angleze, Gjykata e Sarandës kalon për gjykim dosjen e Saimir Kushovës/ I arrestuar edhe për drogë në Norvegji, u dënua me 15 vite

Gjykata e Sarandës vlerësoi të ligjshme dhe të plota hetimet e Prokurorisë dhe vendosi të kalojë për gjykim dosjen penale…

2 hours ago