Partizani bën detyrën ndaj Laçit në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, pasi sfida do të mbyllet me shifrat 2-1 në favorin e të kuqve.
Demat e Dritan Mehmetit i shkaktuan kështu edhe humbjen e dytë rresht në kampionat kurbinasve, me djemtë e Mirel Josës që kanë harruar edhe shijen e fitores.
None found
Golin e parë të këtij takimi arriti ta shënonte Bitri që në minutën e 11-të, pasi mposhti me kokë portierin Dajsinani. Demat janë më kërkues, ku me Skukën rrezikojnë përsëri portën e kurbinasve.
Mazrekaj do të provonte të zgjonte Laçin duke krijuar edhe rastin e rrezikshëm në zonën e të kuqve por pa mundur të kishin finalizimin e duhur, pasi gjuajtja e Veliajt ishte e gabuar.
Edhe Ujka dhe Raganovic do të “shqetësonin” Hoxhën por pa mundur ta ndëshkonin atë, me pjesën e parë që do të mbyllej në avantazh të demave 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Laçi do të gjente golin e barazimit 47’, ku Adeleke i sapo futur në fushë mposht Hoxhën për të nisur festën në kampin kurbinas.
Vetëm 10 minuta zgjat festa të skuadra mike, pasi Skuka mendoi t’iu “fikte” buzëqeshjen në minutën e 58-të, kur sulmuesi i të kuqve fiton një penallti të cilën më pas po vetë ai e shndërron në gol, për të kaluar kështu skuadrën kryeqytetase në avantazh përsëri.
Laçi shënon në 75’ me Zikon që lëshon një silurë, reagon Hoxha me sferën që përplaset në shtyllë dhe përfundon te Adeleke. Sulmuesi humbet shansin, por Guindo shënon. Megjithatë, Adeleke ishte në pozicion të parregullt dhe goli zhvlerësohet.
Mbyllet kështu kjo përballje mes dy skuadrave me shifrat 2-1, me Partizanin që shkon në kuotën e 38 pikëve në vendin e 5-të, 1 më pak se Vllaznia e cila u mposht nga Kastrioti. Ndërkohë nga krahu tjetër Laçi vazhdon ecurinë negative në kampionat, pasi tashmë rrezikohet edhe vendi i dytë nga skuadra e Kukësit që e ndjek pas me 2 pikë diferencë. /h.ll/albeu.com
Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtimin te Fiorentina, duke barazuar 2-2 në kuadër…
Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…
Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…
Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…
Një krijues në YouTube, i njohur si Vasiliy Builds, po ndërton një automjet të pazakontë, i cili synon të zhvillojë…
Ekziston një thënie e përhapur se, nëse gomat tuaja janë më të vjetra se pesë vite, duhet t'i ndërroni ato…