Categories: sport

Laçi shkon në gjysmëfinale, Sherri bën heroin te penalltitë ndaj Partizanit (VIDEO)

Laçi ia ka dalë mes shumë vështirësive të një ndeshje që zgjati më shumë se 120 minuta dhe që u vendos nga penalltitë, të shkojë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë duke eliminuar në shtëpi Partizanin.

Takimi ishte shumë i luftuar nga të dyja skuadrat që e kërkonin me ngulm kualifikimin, ndërkohë që për t’u theksuar është edhe alarmi që solli rrëzimi në fushë i Kirian Nuabueze në minutat e para të sfidës, megjithatë për fat të mirë u ngrit në këmbë dhe vazhdoi lojën deri në minutën e 55.

Ndërkohë, me minutat që kaluan, asnjë nga ekipet nuk konkretizoi dhe kështu sfida përfundoi te penalltitë. Aty të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro u treguan më të zotë dhe fituan me rezultatin 4-3.

Për kurbinasit gaboi nga pika e bardhë Musta, ndërsa për Partizanin, Bardhi dhe Cara u hipnotizuan nga portieri, Alen Sherri. Kështu, kurbinasit vazhdojnë për në gjysmëfinale dhe pas vendit të parë në kampionat, vijojnë të jenë në luftë edhe për kompeticionin e dytë për nga rëndësia në vend.

të fundit

Këshilli i Mandateve shqyrton imunitetin e Ballukut të premten/ Shehaj thërret protestë në të njëjtën orë përpara Kuvendit

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në protestë të premten, në orën 10:30,…

10 minutes ago

Mungoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të PD-së, Salianji zbulon arsyen: Doja të mos hiqnin vëmendjen nga skandali Rama-Balluku dhe ai i AKSh-it

Ish-deputeti Ervin Salianji ka shpjeguar arsyen e mungesës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Salianji shprehet se qëllimi ishte…

13 minutes ago

“Jemi njerëz të fjalës”, Berisha: Nuk e mblodhëm Këshillin Kombëtar se mbrojtëm votën pas 11 majit! Ata që fajësojnë opozitën për humbjen bëjnë një gabim të madh

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar demokrat pasditen e sotme. Kryedemokrati sqaroi…

56 minutes ago

Salsano Rrapi dhe Arilena Ara prezantuesë të Festivalit të Këngës në RTSH

Sonte (e mërkurë) hapet zyrtarisht nata e parë e Festivalit të Këngës në RTSh, një nga ngjarjet më të rëndësishme…

1 hour ago

“Më erdhi për të vjell”, Alba Pollozhani tregon se si e zuri partnerin duke e tradhtuar

Alba Pollozhani ka rrëfyer së fundmi një përvojë të dhimbshme personale në një bisedë me Fjolla Morinën, duke treguar se…

2 hours ago

Rusia lëshon raketa drejt Ukrainës, plagosen 26 persona përfshirë një fëmijë

Rusia ka lëshuar një sulm me raketa në Zaporizhia të Ukrainës ka plagosur 26 persona, përfshirë një fëmijë, tha guvernatori…

2 hours ago