sport

Laçi luan 60 minuta më një lojtar më pak, ndahet në “paqe” me Petrocub

Laçi nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në tokën Moldave, me kurbinasit që luajtën më shumë se 60 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Spahiut që në pjesën e parë.

Të besuarit e Shpëtim Duros vuajtën përballë Petrocub, teksa nuk mundën dot të rrezikonin portën  e kundërshtarëve në pjesën e parë.

Të lidhura

None found

Në fraksionin e dytë bardhezinjtë patën disa raste për të gjetur golin, por Adeleke në një moment nuk shfrytëzoi siç duhet krosimin e Mentor Mazrekaj.

Laçi në 45-minutat e dytë provoi të gjitha shanset edhe pse në disavantazh numerik, por në fund asnjëra nga skuadrat nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës me sfidën që mbyllet në paqe.

Laçi do të luajë në shtëpi ndeshjen e kthimit të turit të dytë të Conference League në stadiumin “Elbasan Arena” më 28 korrik.

të fundit

Përplasje mes Bejtës dhe Nichit për shkak të Kledjas në Big Brother VIP Kosova 5

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Nichi dhe Bejta kanë zhvilluar debat të nxehtë lidhur me Kledjan. Gjithçka…

36 seconds ago

Fati në duart e Likit, Arlinda hap kartën – kush e prish heshtjen brenda 60 minutave dërgohet direkt në nominim

Dinamikat e lojës në Big Brother VIP Kosova 5 po ndryshojnë çdo ditë, teksa banorët po hapin karta të cilat…

52 seconds ago

Besi zbulon se cilët po interpretojnë më mirë brenda shtëpisë së BBVK

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka komentuar lojën dhe sjelljen e banorëve të këtij edicioni, gjatë një interviste…

1 minute ago

Besi rrëfen rrugëtimin e IVF-së me Valirën: Trajtimet u bënë të mundura si dhuratë nga Big Brother VIP Kosova

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Besi, ka ndarë lajmin e bukur në Prime-n e kaluar se së bashku me…

1 minute ago

Foshnja 2-ditëshe humb një pjesë të gishtit në Gjinekologjinë e Shkupit gjatë heqjes së infuzionit, flasin prindi dhe spitali

Një incident ka ndodhur në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ku një foshnje dy ditëshe i është prerë…

2 minutes ago

Kallëzim penal ndaj një punonjësi të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, i akuzuar për marrje ryshfeti prej 500 euro

Njësia për Luftimin e Korrupsionit pranë Departamentit për Shtypjen e Krimit të Organizuar dhe të rëndë, në Prokurorinë Themelore Publike…

3 minutes ago