Categories: sport

Laçi heroik, thyen Podgoricën 3-0 pas 120 minutave dhe avancon në Conference League (VIDEO)

Pritej përmbysja dhe përmbysje ndodhi. Pas Partizanit që arriti të kualifikohej në raundin e dytë të Conference League, edhe Laçi arrin të kualifikohet edhe pse vuajti por shpërdoroi shumë.

Në “Elbasan Arena”, skuadra e Shpëtim Duros vinte pas humbjes 1-0 në Podgoricë por arriti ta përmbyste rezultatin dhe të fitojë 3-0 në 120 minuta lojë.

Në pjesën e parë ishte një lojë dominuese nga Laçi që vetëm fati dhe portieri kundërshtar e penguan për të gjetur golin e avantazhit.

Deliu në minutën e 8′ dhe Lushkja në të 31′ ishin dy raste të pastra të humbura në mënyrë të pabesueshme nga kurbinasit, teksa në 32′ Mazrekaj goditi edhe shtyllën.

Pjesa e dytë është flet sërish për Laçin që e nis me raste të tjera të humbura nga Deliu qe i vetëm para portës nuk ia del por arrin ta shlyej gabimin kur në 60′ përfiton nga paqartësia e malazezëve në zonë për të thyer më në fund Podgoricën.

Edhe pse më pas ekipi kurbinas tentoi të shenonte sërish, nuk ia arriti dhe loja shkoi në shtesë.
Edhe ketu, fusha foli vetëm për Laçin që gjeti menjëherë golin në minutën e 93′ me Regi Lushkjan i cili mjeshtërisht u shërbye nga Mazrekaj.

Laçi rigjen qetësinë me golin e dytë por i jep edhe goditjen finale Podgoricës me golin e Prengës në 113′ duke mbyllur sfidën me rezultatin 3-0. Tashmë Laçi kalon në raundin e dytë me meritë dhe aty do të përballet me rumunët e Craiovas.

të fundit

SPAK godet korrupsionin në ISHTI: Dy inspektorë nën masë sigurie për korrupsion

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuadër të hetimeve të një çështjeje penale të regjistruar për…

6 minutes ago

Lajm i mirë, ish-presidenti i Interit Masimo Morati del nga spitali dhe kthehet në shtëpi

Ish-presidenti i Interit, fitues i tripletës, ishte shtruar në spital për më shumë se një muaj, 32 ditë për të…

10 minutes ago

Moment i dhimbshëm/ Gjesti e ngushëllon motrën e tij pas humbjes së vëllait (FOTO)

Në një moment të trishtë dhe prekës gjatë ceremonisë së varrimit, Gjesti e ngushëlloi motrën e tij, Blerinën, duke e…

16 minutes ago

Shiste lëndë narkotike dhe qarkullonte me armë, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Uniformat blu në kryeqytet, kanë  arrestuar një 48-vjeçar, pasi shiste doza kokaine dhe mbante sende të paligjshme në banesën e…

42 minutes ago

Dita Botërore e Turizmit/ Rama ndan pamjet me bukuritë përrallore të Shqipërisë (VIDEO)

Me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri i vendit, Edi Rama, ka përshëndetur Ditën Botërore të…

1 hour ago

Tragjike në Indi: Të paktën 36 persona ndërrojnë jetë në një miting politik, mes tyre dhe fëmijë

Ditën e djeshme, një miting elektoral në shtetin jugor të Indisë, Tamil Nadu, u shndërrua në tragjedi, ku të paktën…

2 hours ago