Dukej se e ardhmja e Alexandre Lacazette në Arsenal ishte e shkruar. Në moshën 30-vjeçare dhe me kontratë deri në qershor, ai kishte më shumë se një këmbë e gjysmë jashtë Emirateve. Interi apo Atletico i kishin trokitur në derë në një moment apo në një tjetër.
Por tashmë, sipas ‘The Athletic’, ai ka arritur ta kthejë situatën. Mikel Arteta është i kënaqur me etikën e tij të punës në stërvitje , gjë që reflektohet në rritjen e performancës së tij në fushë. Për më tepër, roli i tij si drejtues i dhomës së zhveshjes është kyç.
None found
Për këtë arsye, trajneri bask do të ishte i lumtur të zgjaste lidhjen e tij edhe përtej kësaj vere. Sigurisht që ka kushte. Ndërkohë që sulmuesi francez kërkon një rinovim për disa vite, në Londër nuk janë të gatshëm të lidhin duart dhe këmbët, duke marrë parasysh moshën e lojtarit, dhe mendojnë vetëm një zgjatje afatshkurtër.
Situata është e ngjashme me atë që Willian jetoi në Chelsea dhe përfundoi duke u larguar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në rastin e Lacazette. Arteta është në udhëkryq , sepse dëshiron të vazhdojë të llogarisë te sulmuesi, por jo me çdo kusht. r.t/albeu.com
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim dhe shpërdorim të fondeve publike, duke kritikuar shpërndarjen e…
Kina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas takimit trepalësh mes presidentëve Xi Jinping, Vladimir…
Rruga Qafë Buall–Krastë, që lidh Bulqizën me zonën e Martaneshit, është bllokuar këtë të enjte pas shembjes së një masivi…
Presidenti rus Vladimir Putin mbërriti në Kinë i shoqëruar nga një zyrtar që mbante të ashtuquajturën “çantë bërthamore”, pajisje që…
Ukraina ka goditur për herë të tretë brenda një jave urën strategjike që lidh Rusinë me Krimenë. [...]Read More...
Qeveria italiane po përgatit ndryshimet përfundimtare në projektbuxhetin e vitit 2027, ku në fokus janë pensionet, shëndetësia, lehtësitë fiskale për…