Prej një viti, lidhje e modeles Oriola Marshi me futbollistin Eros Grezda ka bërë xhiron e rrjetit. Në fillimet e tyre lidhja po shkonte “vaj” dhe herë pas here i shihnim të pranishëm në Instagram-et e njëri-tjetrit e madje në media qarkulloi lajmi se lidhja kishte kaluar në tjetër nivel dhe çifti ishte fejuar.
Pas shumë ulje-ngritjesh në marrëdhënien e tyre, çifti u nda para disa muajsh dhe statuset në rrjetet sociale treguan se nuk janë ndarë aspak mirë. Asnjëri prej tyre nuk ka folur publikisht për ndarjen, por sipas mediave arsyeja e prishjes së lidhjes së tyre ka qenë distanca dhe keqkuptimet e shpeshta për shkak të largësisë.
Ndërkohë, së fundmi duket se Eros ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij dhe po përflitet për një lidhje me një tjetër modele. Vajza në fjalë quhet Nicole Bohorquez dhe shkak i këtyre zërave janë bërë komentet që Eros lë në fotot e saj. Në njërën prej tyre ai shkruan “Sa e bukur”, kurse tek tjetra i ka dërguar disa emoji me sy me zemra. Nuk dihet se si janë njohur dy protagonistët por futbollisti ka nisur të pëlqejë fotot e saj muajit e fundit.
Duke marrë parasysh rëndësinë dhe vëmendjen që marrin rrjetet sociale ditët e sotme, detaje të tilla janë shpesh tregues të shumë gjërave. Të jenë këto komente shenjë e një lidhjeje mes të dyve? Mbetet për tu parë.
Këtë të enjte rreth orës 14:05, një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin kombëtar Peqin-Elbasan, në dalje të…
Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar mbi situatën e zjarreve në vend për datën 4 korrik 2025. Deri në orën 14:30…
Në një deklaratë për mediat, nënkryetari i Këshillit bashkiak të Tiranës dhe këshillari ekonomik i Partisë Demokratike Dorian Teliti, deklaroi…
Autoritetet spanjolle, e kishin të pamundur për të identifikuar dy trupat e vëllezërve futbollistë Diogo dhe Andre Silva që u…
Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në fshatin Trush, ku një 50- vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin…
Këtë të premte, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi të vazhdojë zbatimin…