La Liga spanjolle do të jetë një sensacion i vërtetë nga janari i vitit që vjen. Në fakt, Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë arritur marrëveshje që, duke filluar nga muaji i parë i vitit 2024, të publikohen pamjet dhe bisedat me zë mes gjyqtarëve dhe të asistentëve të VAR-it gjatë ndeshjeve në kohë reale, kur ka rishikime të aksioneve dhe të rasteve diskutabile, njoftojnë mediat spanjolle.
Ky revolucion që pritet ta bëjë futbolli spanjoll do të “eksperimentohet” në ndeshjet e Superkupës së Spanjës më 10 e 11 janar, ndërsa më pas pritet të aplikohet edhe në ndeshjet e futbollit elitar spanjoll.
Ideja është që referimi spanjoll të jetë sa më transparent me publikun dhe me audiencën, në mënyrë që të ketë më shumë qartësi rreth vendimeve që do të merren me ndihmë të sistemit VAR, i cili konsiderohet si revolucionar i shekullit 21.
Gjithçka do të zyrtarizohet në ditët në vazhdim, ndërsa tifozëve do t’ju jepen edhe detaje se si do të funksionojnë gjërat me risinë që do ta sjellë La Liga.
/GazetaSinjaliSport/
Në javën e 21-të të Super Ligës së Turqisë, Trabzonspor arriti një fitore 3-0 në transfertë kundër rivalit të tyre…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Ditën e sotme do të ndiheni më të afërt me partnerin…
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të zhvillojë këtë të mërkurë një takim me presidentin Donald Trump. Fokusi i bisedimeve do…
5 mijë persona kanë protestuar ditën e sotme në Milano, kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së…
Një raport i mirë mes Selin dhe Gimbos tashmë është parë dhe kuptuar nga të gjithë banorët dhe publiku. Por…
Një zinxhir shpëtimi ku Selin shpëton Gimbon pasi tha se lojën e ka me Mirin dhe është i vetmi banor…