Ka afate që me kalimin e kohës shndërrohen në kufij dhe për Kylian Mbappe ky kufi është 2 nëntori. Pikërisht në këtë datë, por në vitin 2011, Cristiano Ronaldo, shënoi golin e tij të 100 si futbollist i Realit të Madridit në fushën e Lyon në sezonin e tij të tretë me Los Blancos dhe me Jose Mourinhon në pankinë.
Ylli portugez e arriti këtë shifër në 105 ndeshje të zhvilluara, një rekord absolutë të cilin e ndan me Erling Haaland dhe që Kylian Mbappe kërkon ta thyejë me francezin që ka pak më shumë se 2 muaj kohë për ta arritur këtë.
None found
Që nga momenti që u transferua te Reali i Madridit, Mbappe i ka ‘djegur’ etapat e shënimit të golave me një shpejtësi të madhe. Në sezonin e tij të parë me Los Blancos ai shënoi 44 gola, 31 nga të cilat në La Liga duke fituar Këpucën e Artë. Por ky shkëlqim i tij individual nuk u reflektua në kolektiv.
Reali i Madridit mbylli një sezon zhgënjyes me eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve dhe me humbjen e La Ligës dhe finales së Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës.
Sezoni i dytë nis me probleme. Me ardhjen e Xabi Alonsos, Kylian e nisi këtë aventurë me trajnerin bask, i kushtëzuar nga një gastroenterit i rëndë që e mbajti jashtë planeve për 10 javë, bëri që të humbasë peshë dhe të vonohet me përgatitjet e tij për Botërorin e Klubeve.
E megjithatë, kur sulmuesi e mori seriozisht ishte i pandalshëm, shënoi në 8 ndeshje radhazi dhe barazoi rekordin e Ronaldos prej 59 golash në një vit natyral.
Por në pranverë u thye magjia. Skuadra e Realit pësoi rënie në rendiment së cilës iu shtuan edhe problemet në gju të Mbappe.
Gjithsesi francezi arriti të shënojë 42 gola në të 4 kompeticionet edhe pse pa fituar trofe dhe në këtë rast nuk arriti të marrë as Këpucën e Artë edhe pse për të dytin sezon radhazi u shpall shënuesi më i mirë i La Liga.
Kylian Mbappe. është në kuotën e 89 golave me Realin e Madridit në 105 ndeshje, pas tregolëshit të shënuar në ndeshjen me Real Sociedad në ndeshjen e tij të dytë në La Liga në këtë sezon dhe tani i duhen edhe 11 gola për të arritur kuotën e 100 finalizimeve.
Kalendari ia krijon hapësirat. Deri në datën simbolike 2 nëntor, Kylian do të ketë përpara 9 ndeshje në La Liga dhe 3 të fazës së Ligës në Champions, 12 mundësi për të shembur murin e 100 golave, 11 gola në 12 ndeshje është diçka e madhe, por jo një mision i pamundur për t’u përmbushur për një sulmues të kalibrit si Kylian Mbappe.
Lamtumira e Lionel Messit nga kombëtarja e Argjentinës u shoqërua edhe me një moment të pazakontë, pasi ylli argjentinas humbi…
Aktori i njohur, Albano Bogdo, ishte sot i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë Tonë” me Alban Musa, ku reagoi ndaj…
Brazili ka vijuar fushatën kundër basteve online, duke mbyllur 13.241 faqe interneti pas hyrjes në fuqi, më 25 shtator, të…
Ish-kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, dhe ish-drejtori i KESH Erald Elezi janë paraqitur sërish sot në Prokurorinë e…
UEFA European Under-21Shqipëria po përgatitet për një tjetër event madhor të futbollit europian, teksa janë përcaktuar 12 nga 16 skuadrat…
Interi ka nevojë për përforcime në mesfushë dhe kanë gjetur tashmë dy lojtarë të njohur, kontratat e të cilëve po…