sport

“Ky është vendimi më i vështirë në karrierën time”, Miralem Pjanic pensionohet nga kombëtarja

Miralem Pjanic i ka dhënë lamtumirën ekipit kombëtar të Bosnjë-Hercegovinës dhe këtë e ka bërë të ditur mesfushori i Sharjah në faqen e tij zyrtare në Instagram.

Mesfushori me eksperiencë theksoi se fanellën e kombëtares e mbante gjithmonë me krenari, por se kishte ardhur momenti për t’i dhënë lamtumirën ekipit përfaqësues.

Të lidhura

None found

“Pas 16 vitesh për Bosnjën dhe Hercegovinën time, ka ardhur momenti të them se ka mbaruar. Ky është sigurisht një nga vendimet më të vështira që më është dashur të marr, por me krenari të madhe dhe kënaqësi të vërtetë them – mjafton”.

“Kam luajtur 115 ndeshje, kam përjetuar kaq shumë gëzim, duke shkuar në Kupën e Botës – ishte e gjitha një ëndërr që kisha si fëmijë dhe që u bë realitet gjithmonë me dashuri dhe me krenari për fanellën e vendit tim, duke luajtur për popullin tim, për fansat tanë besnikë në mbarë botë”.

“Faleminderit të gjithë përzgjedhësve, stafit mjekësor dhe ekonomëve që na mbështetën në këtë rrugëtim. Faleminderit BH Fanaticos që besoi në mua dhe më ndihmoi të realizoj ëndrrën time dhe të luaj për vendin që dua. Mirënjohja më e madhe shkon për prindërit e mi dhe e gjithë familjen, ju ishit forca dhe mbështetja ime në çdo gjë”.

“Në çdo klub ku kam luajtur, kam qenë një boshnjak krenar, duke u përpjekur gjithmonë të jem një model për fëmijët tanë, duke shpresuar që edhe ata një ditë të hyjnë në klubet më të mëdha të botës. I uroj Kombëtares gjithë të mirat në të ardhmen. Sergej, mjeshtër, të uroj gjithë të mirat, ti ishe modeli im. Na çuat në lartësi të mëdha, shpresoj të na drejtoni sërish në rrugën e suksesit. Të dua Bosnja ime”, ka shkruar Pjanic në profilin e tij privat.

Pjanic aktualisht është lojtar i ekipit Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku kaloi nga Barcelona. Gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Juventusin, Romën, Lyonin dhe Metzin.

Meqë ra fjala, 34-vjeçari debutoi për kombëtaren e Bosnjë-Hercegovinës nën drejtimin e Miroslav Qira Blazheviqit në vitin 2008 kundër Bullgarisë në moshën 18-vjeçare.

Me Bosnjën ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror “Brazil 2014” dhe deri më tani ka luajtur 115 ndeshje dhe ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/

të fundit

René Higuita, portieri që sfidoi çdo kufi: Nga “akrepi” spektakolar te nëntë muajt në burg

René Higuita nuk ishte një portier i zakonshëm. Ai ishte një prej figurave më të pazakonta që ka parë futbolli,…

4 hours ago

Nga Greqia te Egnatia, Deivid Hoxha optimist pas debutimit ndaj Partizanit: Jam gati për trajnerin dhe ekipin

Deivid HoxhaI ardhur në merkaton e verës te skuadra e Egnatias prej Panetolikos-it nga Superliga greke, talenti shqiptar Deivid Hoxha…

4 hours ago

Respekti duhet ruajtur gjithmonë” – Simeone i përgjigjet kritikave të Mourinhos ndaj arbitrimit

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, i është kundërpërgjigjur Jose Mourinhos, i cili i sulmoi ashpër gjyqtarët pas humbjes 2-1…

4 hours ago

Serious incident in Greece: 25-year-old woman found dead with suspected knife wounds

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

4 hours ago

Ngjarje e rëndë në Greqi, 25-vjeçarja gjendet e vdekur me plagë të dyshuara nga thika

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Igumenicë të Greqisë, ku një 25-vjeçare është gjetur…

5 hours ago

Tirana, 235 FBI and law enforcement agency representatives to attend European conference tomorrow

Tirana do të presë nesër Konferencën e 42-të të Shoqatës së ish-Studentëve Evropianë të Akademisë Kombëtare të FBI-së, FBINAA European…

5 hours ago