sport

Ky është lojtari më i mirë në botë sipas Ceferin

Presidenti i UEFA-s, Alexander Ceferin, konsideron Kylian Mbappenë si lojtarin më të mirë në botë.

Këtë deklaratë, kreu i qeverisë së futbollit europian e dha gjatë një vizite në selinë e Federatës Franceze të Futbollit, ku u takua me presidentin Noel Le Graet:

Të lidhura

None found

“Për mendimin tim, Michel Platini ishte, në kohën e tij, lojtari më i mirë ose një nga lojtarët më të mirë në botë. Më vonë, Zinedine Zidane ishte gjithashtu një lojtar i madh. Kylian Mbappe është ndoshta lojtari më i mirë në botë sot. Përfaqësuesja franceze është shumë e fortë”.

Ceferin vlerësoi punën e FFF-së për rritjen e futbollit francez.

“Është e rëndësishme të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha shoqatat anëtare të UEFA-s. FFF është një federatë e madhe, ka pasur shumë sukses. Sapo ka fituar edicionin e fundit të Kombeve. Franca ka nxjerrë shumë futbollistë të mëdhenj”.

Ceferin, në fund, dha një mesazh për krizën serioze që po kalon futbolli për shkak të pandemisë Covid-19:

“Futbolli evropian ka vuajtur shumë nga kriza Covid-19. Dua t’ju dërgoj një mesazh shprese, mbi të gjitha. Jam i sigurt se kjo krizë do të marrë fund së shpejti dhe se ne do t’i rikthehemi jetës normale. Futbolli vuajti, por ai ia doli mbanë dhe po i rikthehet shpejt jetës normale. Mendoj për futbollin por edhe për të gjithë shoqërinë”.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

5 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

5 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

5 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

5 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

5 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

5 hours ago