Chelsea ka mundësinë që të fitojë trofeun e parë nën urdhrat e Mauricio Pochettinos kur ata do të përballen sot (e diel) ndaj Liverpoolit në Wembley, por shpërblimet financiare do të ishin jashtëzakonisht të vogla.
Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete në rast se dalin fitues të ‘Carabao Cup’, shumë kjo jashtëzakonisht e vogël në krahasim me atë që fituan lojtarët e Manchester United sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Daily Mail ka raportuar se çdo shpërblim do të jetë kryesisht simbolik, pasi bonuset financiare në dispozicion për lojtarët e Chelseat nëse fitojnë janë të pakta, në krahasim me pagat e tyre të larta.
Është lënë të kuptohet se ekipi i Chelseat do të ndajë një bonus prej 500 mijë eurosh mes vete nëse arrijnë të mposhtin të besuarit e Jurgen Klopp në ‘Wembley’.
Kjo do të thotë se secili lojtar do të përfitoj rreth 20 mijë euro që është ekuivalente me atë që paguhen shumica e lojtarëve brenda një dite.
Teksa 20 mijë euro për dy orë punë nuk mund të jetë një shumë e madhe, është relativisht mjaft e vogël në krahasim me bonusin që United i dha lojtarëve të tyre kur triumfuan sezonin e kaluar.
Të besuarit e Ten Hag morën secili një bonus në vlerë prej 1.6 milionë eurosh pasi mposhtën në finale Newcastle United me rezultat 2-0.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq…
Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes,është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo updeton ndjekësit e saj me çdo…
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në Podkastin FLASIM lidhur me hetimin e SPAK mbi tenderat e dhëna nga Agjencia e…
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 09:00 ka arritur vetëm…
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit), kanë…
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në Stamboll, ku një autobus ka dalë nga rruga dhe ka rënë në…