Stivian Janku u prezantua si lojtari më i ri i Dinamos. Qendërmbrojtësi 26-vjeçar vendosi të mbyllte aventurën e tij me Egnatian, me të cilët u bashkua në verën e 2023-shit. Minutat e pakta të aktivizimit bënë që Janku të linte rrogozhinasit, për t’u bashkuar me Dinamon.
Vetë futbollisti në një prononcim të shkurtër të dhënë për “Newsport.al”, shprehet shumë i lumtur për këtë transferim tek dinamovitët duke thurur elozhe për emrin e klubit kryeqytetas.
“Dinamo është një ekip i madh, i cili është shumë vështirë të refuzohet, sepse e dimë mirë historinë e këtij klubi. E dimë që është një emër i madh për futbollin shqiptar. Kam patur edhe oferta të tjera. Por kur erdhi oferta nga Dinamo, nuk u mendova dy herë duke e zgjedhur këtë ekip me dëshirën e plotë.
Egnatia? I uroj suksese”, është shprehur shkurtimisht Janku. /newsport.al/
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama,ka ndarë momente nga takimi me Atin e Shenjtë, ku e shoqëronin…
Një gabim në adresë dhe një rrjedhje e padukshme monoksidi karboni (gaz helmues), çuan në tragjedinë e rëndë që tronditi…
Sot, 6 Shkurt 2026, dollari amerikan, blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë. Euro, blihet me 96.2 lekë…
Këtë të premte vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…