Zlatan Ibrahimovic kishte në shënjestër Kylian Mbappe dhe familjen e tij pasi ata kanë qenë nën vëzhgim prej muajsh për shkak të kontratës së tyre me PSG-në dhe sjelljes së yllit të ri francez.
-Nuk e njoh Mbappen si person, por si lojtar ai është fantastik. Por kur humbet disiplinën atëherë humbet identitetin. Kjo është arsyeja pse Zidane është Zidane. Mbappe dëshiron të jetë si ai? A e bëri Mbappe zgjedhjen e duhur për të qëndruar te PSG? Nuk është për të, është për PSG-në”, tha Zlatan, i cili tha se tani futbollisti francez po shijon rehatinë që mund të jetë e dëmshme për të.
None found
–Tani është në një situatë ku është më i rëndësishëm se klubi. Klubi i dha atij çelësat e tij. Por kurrë nuk mund të jesh dhe nuk je më i madh se klubi.
Në radhë ishin prindërit e Mbappes, babai Wilfrid dhe nëna Fayza, të cilët njihen si mbështetësit e madh të djalit të tyre, dhe reagimi i tyre është i pritshëm.
–Kur një fëmijë bëhet i fortë, ai mund të fitojë lehtësisht para, kështu që prindërit e tij bëhen avokatë, agjentë, trajnerë. Ata bëhen diçka tjetër. Ky është problemi.
–Atëherë ju humbni disiplinën tuaj personale dhe atë që jeni. Tani brezat e rinj me babanë, nënën, prindërit mendojnë menjëherë se mund të bëhen yje. Ata bëjnë deklarata në media. Por çfarë mendojnë ata se janë? Mbylle gojën. I takon djalit tënd, lojtarit, të punojë dhe të jetë i disiplinuar”, tha ashpër Ibrahimovic. /G.D albeu.com/
Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i…
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…
Shqipëria U-21Kombëtarja shqiptare U-21 e ka nisur me një pikë aventurën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, teksa ka barazuar 1-1…
Sipas Diario AS, drejtori ekzekutiv i Atletico Madridit, Miguel Angel Gil Marin, kishte vendosur 20 qershorin si afat të prerë…
Dashi Marrëdhënia ne çift do lere për te dëshiruar gjate gjithë kësaj dite. Nuk do merreni vesh për asgjë me…
Një zjarr me përmasa të mëdha është duke u përhapur në Malin e Çikës, teksa raportohet se po i afrohet…