Teuta është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, pasi e ka fituar edhe ndeshjen e dytë me rezultatin 1-0 kundër Skënderbeut.
I njëjti lojtar ka shënuar sërish. Rubin Hebaj këtë herë i ndëshkoi korçarët me penallti (SHIKO VIDEON) dhe durrsakët vijojnë rrugëtimin në këtë kompeticion, që e kanë si shpëtim për një vend në kupat e Europës.
Hebaj shënoi që në minutën e tetë, ndërsa Skënderbeu në fundin e pjesës së parë mund të rrezikonte me sulmuesin Belajdi Pusi. Shkodrani i korçarëve nuk ishte efikas.
Pjesa e dytë nisi me një mundësi të mirë me Marën, por mesfushori e çoi topin pranë shtyllën pingule.
Skënderbeu në minutën e 62-të festoi për pak, por VAR e anuloi golin e Shehit për pozicion jashtë loje. Deri në fund Teuta e ruajti epërsinë dhe festoi kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.
Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha…
Humbja e rëndë që ndodhi dje, kur në një aksident trafiku humbi jetën vëllai i artistit të njohur Gjest, ka…
VMRO-DPMNE e para dhe Aleanca Kombëtare për Integrim e dyta. Kështu tregojnë rezultatet e anketës më të re të agjencisë…
Një 67-vjeçare ka ndërruar jetë në Lezhë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Gruaja me inicialet P.P., banuese në…
Policia e Tiranë ka dal me një njoftim zyrtar lidhur me plagosjen me armë zjarri të një 56-vjeçari nga kunati…
Mesazhet dhe ngushëllimet e shumta nga personazhe publike kanë treguar mbështetje dhe solidaritet për Gjestin që ditën e djeshme humbi…