Inter dhe Milan do të përballen në orën 21:00 në “Guiseppe Meazza”, takim që është i vlefshëm për ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Italisë, në të cilën do të vendoset se kush do të jetë finalistja e këtij kompeticioni.
Kjo do të jetë edhe përballja numër 4 mes tyre në këtë sezon, me zikaltërtit që akoma nuk kanë arritur t’i mposhtin kuqezinjtë e Stefano Piolit, teksa këta të fundit kanë fituar një takim dhe kanë barazuar në dy raste.
Edhe ndeshja e parë gjysmëfinale mes tyre ka përfunduar në rrjeta të paprekura, ndërsa rregulli i golit në fushën kundërshtare është akoma në fuqi në Kupën e Italisë dhe një barazim me gola mes Interit dhe Milanit do të shikonte këto të fundit si finalistë.
Interi nuk ka asnjë lojtar me karton të verdhë, ndërsa Alexis Saelemaekers është i vetmi lojtar kuqezi që do të humbiste finalen nëse ndëshkohet sonte.
Megjithatë, belgu mund të jetë në stol me Junior Messias duke filluar nga krahu i djathtë. Franck Kessie pritet të marrë rolin si mesfushor sulmues.
Kuqezinjtë janë pa Simon Kjaer, Alessandro Florenzi, Zlatan Ibrahimovic, Alessio Romagnoli dhe Samu Castillejo. Davide Calabria nuk është plotësisht në formë, por duhet të fillojë.
sh-sulmuesi i Milanit, Cutrone, ishte golashënuesi i fundit italian në një derbi të Milanit (dhjetor 2017). 28 golat e fundit në këtë ndeshje janë shënuar nga lojtarë të huaj.
Formacionet e mundshme:
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Brozovic, Calhanogli, Perisic; Dzeko, Lautaro.
Milan: Maignan; Hernandez,Tomori, Kalulu, Kalabria; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud./ h.ll/albeu.com
Pas më shumë se tri javësh bllokadë, deputetët e Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e Kuvendit sot në orën…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Qeveria ka propozuar ndryshime në organizimin e institucioneve të administratës publike, duke reduktuar kategorinë e institucioneve jo-ministrore nga 3 që…
Dashi Mos jini shumë xheloz në raport me partnerin/en, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të ruani hapësirat…
Një aksident tragjik ka ndodhur në Afganistan. Siç raportohet më shumë se 70 persona, përfshirë 17 fëmijë, u vranë në…
Pas zhvillimeve të fundit diplomatike mes SHBA-së dhe Rusisë në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, Papa Leone…