sport

Kupa e Botës Katar 2022: Ukraina këmbëngul që FIFA të përjashtojë Iranin, dërgohet letra zyrtare

Federata e futbollit ukrainas, në një letër drejtuar FIFA-s, ka kërkuar përjashtimin e Iranit dhe praninë e ekipit të tyre në Katar.

Për rreth 20 ditë do të startojë Kupa e Botës, me 32 ekipe të cilat kanë bërë gati valixhet për të udhëtuar në Lindjen e Mesme, megjithatë thashethemet e ditëve të fundit thonë se Ukraina kërkon përjashtimin e Iranit nga ky kompeticion dhe praninë e tyre.

Të lidhura

None found

Siç bën të ditur federata ukrainase, i ka dërguar ditën e djeshme një letër FIFA-s duke kërkuar dënimin e Iranit, i cili akuzohet se ka furnizuar dhe vazhdon të furnizojë Rusinë me armë që po i përdor për të pushtuar Ukrainën.

Në fakt, në fillim të letrës, ukrainasit ngrenë çështjen e shkeljeve të të drejtave të njëriut.

“Dulke marrë parasysh informacionin në media për manifestimet sistematike të shkeljeve të të drejtave të njëriut në Iran, të cilat mund të shkelin autoritetet dhe rregullat e statutit të FIFA-s”.

Megjithatë, argumenti i tyre kryesor është se Irani po merr pjesë tërthorazi në pushtimin rus.

“Duke pasur parasysh rezolutën 22.31 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj Iranit dhe përfshirjen e pretenduar të Iranit në sulmin ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës, ne i kemi bërë thirrje FIFA-s që të shqyrtojë ndalimin e ekipit kombëtar të Iranit nga Botërori 2022”, thuhet në njoftimin e ukrainasve./ h.ll/albeu.com

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

6 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

6 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

6 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

6 hours ago