sport

Kupa e Botës Katar 2022: 7 vite burg kush thyen këto rregulla

Afërsisht 5 muaj që turneu më i bukur në të gjithë botën të fillojë në Katar dhe ata që ëndërrojnë për aventura, duhet të mendohen mirë.

Katari ka rregulla të rrepta dhe për tifozët të cilët do të vijnë të ndjekin Kupën e Botës, duhet të informohen mirë pasi këto ligje nuk kursejnë asnjë.

“Në Katar nuk do të ketë përjashtime dhe ka shqetësim pasi nuk lejohet ajo që është e zakonshme në vendet e tjera të botës. Për shëmbull, seksi është krejtësisht jashtë menusë, përveç nëse dikush udhton me gruan e tij.

Nuk do të ketë parti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm nëse nuk duan të kalojnë 7 vjet në një burg të Katarit. Seksi jashtëmartesor dhe homoseksualiteti janë të ndaluara në Katar dhe shkelësit dënohen me këtë dënim.

Në fakt, për herë të parë ka një ndalim të seksit në Botërorin e këtij viti dhe të gjithë duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Nuk do të ketë foto pijesh apo gjëra të tjera në vende të hapura pas ndeshjeve”, tha një burim policor për “Daily Star”.

I njëjti paralajmërimi i ashpër u dërgua nga Nasser Al Hater, CEO i komitetit organizativ.

“Siguria e çdo tifozi është e një rëndësie të madhe për ne. Por shprehjet publike të dashurisë nuk janë pjesë e kulturës sonë, ato nuk lejohen dhe kjo vlen për të gjithë”.

Ndërsa Komisioni i Lartë kujtoi në çdo drejtim se “Katari është një vend konservator me traditat dhe zakonat e veta” dhe në fund sekratari i përgjithshëm i Federatës së Futbolli, Mansour Al Ansari, u dërgoi mesazhin e tij atyre që mund të jenë duke menduar të shprehin mbështetjen e tyre për komunitetin LGBT.

“Ata që duan të demostrojnë në favor të komunitetit LGBT, le ta bëjnë në një shoqëri ku kjo pikëpamje do të pranohet, por jo në vendin tonë”./ h.ll/albeu.com

të fundit

Elijona ndan dhimbjen e saj më të madhe: “S’më la Zoti të shijoj dashurinë e nënës”

Banorja e Big Brother Vip Kosova, Elijona, ka ndarë me shokët e shtëpisë një nga historitë më të dhimbshme të…

9 minutes ago

“Rusia nuk dëshiron paqe”/ Presidenti Zelensky: Sulmet në Kiev janë përgjigjia për paqen

Një sulm intensiv rus ndaj Kievit gjatë natës tregon se Moska nuk dëshiron paqe, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ndërsa…

28 minutes ago

VIDEO/ Juventusit mposht Pizën

Juventusi ka mposhtur Pizën me rezultatin 0-2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 17 të Seria A.…

28 minutes ago

VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield”

“Anfield” kujtoi Diogo Zhotan, që në verë ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë. Dy djemtë e tij, Dinis dhe…

30 minutes ago

Mbeten dy konkurrentë “kokë më kokë” më pak të votuar/ Ndodh rinominim, cila është katërshja që rrezikon eliminimin?

Shpëton Kristi Lamaj nga eleminimi i javës. Vazhdon rrugëtimin në BigBrotherVIP, Selin. Ndërkaq, Lorna dhe Seno mbeten dyshja që rrezikojnë…

46 minutes ago

Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit

Ernest Muçi u shfaq në foto me Milot Rashicën, ndërsa ky veprim ka trazuar rrjetin në Turqi. Më saktë bëhet…

1 hour ago