Egnatia do të kërkojë me çdo kusht fitoren ndaj Shamrock Rovers, për të mbajtur gjallë synimin e kualifikimit në “play-off”-in e Europa League. Rrogozhinasit do ta luajnë sonte, prej orës 21:00, ndeshjen vendimtare në “Arena Egnatia”.
None found
Skuadra shqiptare u mund 3-1 në përballjen e parë të zhvilluar në Irlandë. Ndonëse ky disavantazh bën që llogaritë matematikore t’ia zbehin ndjeshëm shpresat për të vijuar më tej, në “tokën shqiptare” ekziston ende besimi se përmbysja mund të realizohet.
Një tjetër shtysë për ekipin e Nevil Dedes vjen nga kuotat e përditësuara prej platformës së njohur mediatike “Flashscore” për sfidën e sotme.
Sipas këtyre vlerësimeve, triumfi i Egnatias kuotohet me 2.10, barazimi me 3.30, kurse fitorja e Shamrock Rovers me 3.20.
Shpresat e rrogozhinasve ushqehen edhe nga paraqitjet e fundit të kundërshtarit, veçanërisht në takimet e luajtura jashtë fushe.
Shamrock Rovers ka regjistruar dy humbje dhe një barazim në këto ndeshje, duke pësuar 4 gola dhe pa arritur të shënojë asnjë. Kjo formë e paqëndrueshme mund t’u japë mundësi “djemve” të Nevil Dedes të shfrytëzojnë pikën më të dobët të rivalit.
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Ashtu si netët e kaluara, edhe sonte u vu re një pjesëmarrje e madhe e të rinjve, të cilët po…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fushën e fshatit Lazarat, në Gjirokastër, duke vënë në rrezik përhapjen e…
Mesfushori Leon Avdullahu ia ka bërë të qartë Kombëtares së Irlandës se Kosova nuk ka frikë nga askush dhe objektivi…
Ish-drejtuesi i SHISH-it, Evarist Beqiri, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, kritikon ashpër emërimin e…
Është mësuar emri i autorit të plagosjes së ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Tiranë. Mësohet se autori i plagosjes…