Holanda e drejtuar nga Frank de Boer u kualifikua si e para e Grupit C në Euro 2020. Në ndeshjen e tretë “Portokallinjtë” mposhtën 3-0 Maqedoninë e Veriut, sfidë në të cilën ishte protagonist në fushë mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt. 21-vjeçari, në përfundim të takimit me maqedonasit, ku në disa raste iu afrua golit, deklaroi:
“I fituam të tria ndeshjet dhe kjo është më e rëndësishmja, sikurse është e rëndësishme të mësoj ndeshje pas ndeshjeje. Tani do të shohim ndeshjet e tjera dhe presim të mësojmë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.”
None found
De Ligt u pyet edhe për performancën e përfaqësueses së Italisë, e vetmja që e ka mbyllur fazën e grupeve pa pësuar gol dhe me pikë të plota.
“E kam ndjekur me shumë vëmendje Italinë. Kanë luajtur të gjithë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Kanë një stil që nuk është italian, sulmojnë shumë. Kanë luajtur me skuadra të mira, por jo me ato më të fortat, si Franca.”
De Ligt pranoi të fliste edhe për kritikat e një legjende si Marco van Basten, që ka vënë në dyshim cilësitë e tij mbrojtëse, edhe pse luan në një kampion si Seria A që shquhet në këtë aspekt.
“Kur Van Basten flet, unë e dëgjoj. Ka qenë një lojtar shumë i zoti, trajner i Ajaxit dhe Holandës, ndaj nuk më mbetet tjetër veçse ta dëgjoj. Nëse i sheh ndeshjet që luhen në Itali, kupton aplikohet mbulimi zonal. Kjo mund të jetë diçka e mundur, por trajneri më ka këshilluar të bëj mbulim një për një, për të qenë tre kundër dy, pra është superioritet numerik kur luajmë në mbrojtje.”
Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…
Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…
Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…