Marash Kumbulla do të largohet nga Roma në afatin kalimtar të janarit, pasi Giallorosët e kanë nxjerr në shitje.
Roma ka nevojë të madhe për të shitur futbollist dhe Kumbulla është vërshuar nga ofertat edhe pse nuk ka luajtur fare këtë edicion.
Qendërmbrojtësi shqiptar ka kërkuar edhe vet largimin, për faktin se dëshiron të shkoj në Euro 2024 dhe dëshiron të luaj sa më shumë.
Calciomercato ka raportuar se tanimë katër skuadra janë vënë në garë pas Kumbullës i cili pritet të mbetet në Serie A.
Hellas Verona, Genoa, Torino, por edhe Empoli janë katër skuadrat që janë në garë për të siguruar shërbimet e Kumbullës.
Roma është e gatshme edhe ta lejoj të largohet në huazim lojtarin në mënyrë që të jetë obligative blerja e tij.
Torino mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e lojtarit dhe ditët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për të ardhmen e qendërmbrojtësit shqiptar. /Telegrafi/
Mes mjeteve piroteknike, përplasjeve fizike dhe gazit lotsjellës u zhvillua protesta e dyte kombëtare e thirrur këtë të shtunë (24.01)…
Policia e Tiranës ka njoftuar zyrtarisht masat e ndërmarra pas protestës së djeshme të Partisë Demokratike. Sipas autoriteteve janë arrestuar…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më parë nga Partia…
Një fëmijë është shoqëruar në komisariat pas protestës kombëtare të PD. Mësohet se i ndaluari nga policia quhet Romeo Kora.…
Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me…
Dëmet nga fatkeqësitë natyrore për Shqipërinë janë një lajm periodik. Vendi ynë rregullisht i ekspozuar ndaj këtyre fatkeqësive dhe ato…