Dejan Kulusevski është një nga transferimet më të reja të klubit anglez të Tottenham.
Suedezi i ardhur me shumë bujë të Juventus nga Parma, nuk shkëlqeu me klubin torinez. Transferimi i tij te Tottenham u realizua në ditën e fundit bashkë me shokun e tij të ekipit te Juve, Bentancur.
None found
Antonio Conte kërkoi një goditje dyshe nga Juventus dhe e realizoi atë më së miri falë punës së Paraticit. Kulusevski ka folur për herë të parë si lojtar i Tottenham-it duke treguar arsyen e tij se përse zgjodhi këtë ekip.
“Te Juventus mësova shumë dhe u rrita mentalisht. Sapo dëgjova se Tottenham më kërkonte nuk e mendova dy herë. Jam këtu sepse ndodhet Antonio Conte.
E njoh shumë mirë nga puna që ai bëri tek inter për dy sezone. Ekipin zikaltër e dërgoi në majë me punën e tij të shkëlqyer. Unë dua të stërvitem nga ai dhe për këtë gjë jam shumë i lumtur.
Ai është një trajner fitues dhe kështu dua të jem dhe unë,” kështu është shprehur Kulusevski./h.ll/albeu.com
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…