sport

Kukësi mposht Partizanin me përmbysje dhe kap kreun (VIDEO)

Kukësi rigjen fitoren në Abissnet Superiore pas dy javësh, duke marrë 3 pikë tepër të rëndësishme pas triumfit 2-1 me përmbysje kundër Partizanit. “Demat” kaluan në avantazh në minutën e 11-të.

Emiliano Musta ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi dhe festë në kampin e kuq. Partizani vazhdoi të shfaqej i rrezikshëm në pjesën e parë, por Tedi Cara ishte në ditë jo dhe nuk ia doli të mposhtë portierin Tafas, ndërkohë që Kukësi rrezikoi me një gjuajtje të kapitenit Taipi.

Të lidhura

None found

Pjesa e dytë nisi me rastin e Feijaos, teksa tentoi edhe Edison Ndreca. Ekipi kryeqytetas iu afrua golit të dytë, por Tedi Cara ishte në një mbrëmje jo.

Minuta e 70’ solli ndryshimin e ndeshjes. Autogol qesharak i Emiliano Mustës dhe djemtë e Longos morën zemër. Kukësi gjeti golin e fitores 14 minuta më vonë. Kombinim i bukur i Feijaos dhe Gjelbrim Taipit, me kapitenin e Kukësi që realizoi një eurogol.

Vendasit menaxhuan mirë minutat e mbetura dhe tani janë ngjitur në kuotën e 27 pikëve, duke barazuar përkohësisht Tiranën në krye (bardheblutë presin Teutën në “Air Albania”, 19:45).

të fundit

Reuters: Në Shqipëri studentët protestojnë kundër Edi Ramës dhe korrupsionit, pse Gjenerata Z po udhëheq demonstratat në Evropë?

Agjencia e lajmeve “Reuters”, i ka kushtuar një artikull të gjera protestave në disa vende të Evropës, mes tyre edhe…

1 minute ago

Pse Mbappe nuk arriti të fitojë Topin e Artë?

Vetëm golat nuk ishin të mjaftueshëm. Pavarësisht gjithë golave të tij të shumtë, Kylian Mbappe u detyrua të kënaqej me…

3 minutes ago

Kurti kërkon raportet deri nesër në orën 18:00 dhe premton publikimin e tyre

Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite…

3 minutes ago

Liverpooli po shqyrton tre alternativa në rast të largimit të Mac Allisterit

Liverpooli ka nisur përgatitjet për një largim të mundshëm të Alexis Mac Allisterit gjatë verës së ardhshme, ndërsa interesimi i…

9 minutes ago

Sot votohet për drejtuesin e ri të Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin

Prokurorët publikë po zgjedhin sot drejtues të ri të Zyrës së Prokurorit Publik Themelor për Ndjekjen e Krimit të Organizuar…

20 minutes ago

Java e nëntë e Superiores nis sot: Vora-Vllaznia pa tifozë, Elbasani përballet me Partizanin në një duel të fortë

Abissnet Superiore, sezoni 2026/2027“Abissnet Superiore” mbyll sot dhe nesër fazën e parë të kampionatit, ndërsa pikërisht këtë të mërkurë do…

21 minutes ago