sport

Kualifikueset e Europianit/ Kosova U-19 bën historinë, mund Spanjën me 4-3!

Kombëtarja e Kosovës U19 ka arritur një fitore të jashtëzakonshme kundër Spanjës, duke përmbysur rezultatin dhe triumfuar 4-3 në ndeshjen e dytë të kualifikuesve për Evropianin 2024, që është zhvilluar të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Spanjollët kanë marrë udhëheqjen e hershme në minutën e katërmbëdhjetë, kur Pau Prima ka shënuar golin e parë, ndërsa në minutën e njëzet e gjashtë, Oscar Marcos e e ka dyfishuar epërsinë për të kampionët aktualë të Evropës për këtë grupmoshë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, djemtë e drejtuar nga trajneri Adil Maliqi kanë reaguar shpejt dhe e kanë ngushtuar rezultatin në minutën e njëzet e tetë me golin e Dior Gërbovcit. Në minutën e tridhjetë e katërt, Edion Gashi e ka barazuar rezultatin në 2-2. Krijimi i avantazhit ka ardhur pas një autogoli të portierit spanjoll, Raul Jimenez.

Në fillim të pjesës së dytë, Spanja e ka barazuar përsëri përmes Omar Janneh, që ka shënuar në minutën e dyzet e shtatë për 3-3. Por pastaj, Elvir Gashijani, futbollisti i Llapit, e ka shënuar golin e fitores në minutën, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 4-3 për Kosovën.

Pas këtij rezultati, Grupi 10 i kualifikimeve për “Euro 2025” mbetet i hapur, duke u vendosur përfundimisht në xhiron e fundit. Kosova U19 dhe Spanja ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga tre pikë secila, pas Austrisë që kryeson grupin me gjashtë pikë. Ishujt Faroe janë të fundit pa pikë.

të fundit

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

32 minutes ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

40 minutes ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

1 hour ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

1 hour ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

1 hour ago

Shenjat e hershme të defekteve në kutinë e shpejtësive nuk duhen injoruar

Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…

1 hour ago