Është përcaktuar programi i Kombëtares Shqiptare për grumbullimin e muajit shtator, ku kuqezinjtë do të zhvillojnë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit dhe sfidën zyrtare të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026 ndaj Letonisë.
Shpallja e listës së lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Sylvinho, do të bëhet më 29 gusht, ndërsa në të njëjtën ditë, në orën 11:00, do të mbahet konferenca për shtyp e trajnerit në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.
Seanca e parë stërvitore, do të zhvillohet më 1 shtator.
Ndeshja miqësore Gjibraltar-Shqipëri, do të luhet më 4 shtator, në stadiumin “Europa Point” në orën 18:00.
Ndërsa ndeshja Shqipëri-Letoni, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.
Babai i ish-banorit të “Big Brother Vip Albania”, Jozefin Marku, ka thyer heshtjen pas shpërthimit me tritol në zonën e…
Largimi i mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga ekipi i Interit ka pasur direkt efekt në llogarinë sociale në Instagramin e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për të shtënat me armë zjarri të ndodhura mëngjesin…
Të paktën 10 persona janë qëlluar me armë dhe të paktën dy prej tyre kanë humbur jetën, pas një incidenti…
Një imazh i publikuar mbrëmë në rrjete sociale ka ngjallur nostalgji dhe emocione të forta te publiku, pasi për herë…
Fotografia, edhe pse pa shumë detaje, ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave, të cilët kanë komentuar dhe kanë shprehur kureshtjen…