sport

Kthimi i Asllanit te Interi, zikaltërit ia propozojnë menjëherë një tjetër klubi në Serinë A

Kristjan Asllani, me sa duket e ka mbyllur me Torinon. Klubi “granata” nuk është gati të paguajë në fund të sezonit 11,5 milionë euro për kartonin e tij, ndaj po planifikon që ta kthejë përsëri mbrapsht lojtarin tek Interi që e ka në pronësi.

Një marrëveshje që nuk është finalizuar, por për të cilën presidenti i Interit, Xhuzepe Marota, theksoi se mund të ndodhte.

Ai la të kuptohet se për Asllanin do të gjendej një zgjidhje tjetër, që me sa duket kanë nisur ta diskutojnë që dje, kur u hapën lajmet për largimin e tij nga Torino.

Sipas gazetarit të njohur për merkaton në Itali, Nikolo Skira, largimi i tij nga Torino është çështje e kryer dhe tashmë klubi zikaltër ia ka propozuar Asllanin klubit të Fiorentinës.

Skuadra e qytetit të Firences aktualisht është në fundin e tabelës së klasifikimit në Serinë A, por po bën një revolucion të mirëfilltë duke larguar lojtarë që kanë zhgënjyer ndaj ajo mund të jetë e interesuar per Asllanin.

Edhe ky i fundit gjithashtu ka nevojë për një projekt të ri pas dështimit te Torino, duke kërkuar një klub që do ketë besim te aftësitë e tij plotësisht.

të fundit

Horoskopi 13 Shkurt 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në aspektin sentimental, dita e sotme sjell një ndjenjë të thellë…

3 hours ago

Moti bën kthesën e fortë nesër, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

3 hours ago

Zelensky vë kushte për zgjedhjet presidenciale: Do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund…

3 hours ago

Trajneri Sylvinho: “Është një grup i vështirë, por ne jemi të fokusuar te play-off-i marsit”

Kombëtarja shqiptare njohu mbrëmjen e sotme kundërshtarët për UEFA Nations League, me shortin e hedhur në Bruksel, që e pozicionoi…

3 hours ago

VIDEO/ Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros Rexhaj

Një incident ndodhi në “Opinion” me autor Blendi Fevziu, ku gazetari Berat Buzhala i shkoi te karrigia Albatros Rexhajn për…

3 hours ago

VIDEO/ Plas sherri në emisionin e Blendi Fevziut, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhaj

Debati për gjyqin e çlirimtarëve në Hagë ka ndezur debatet në studion e emisionit "Opinion" mbrëmjen e kësaj të enjte.…

4 hours ago