Ousmane Dembele ka kaluar një sezon të jashtëzakonshëm me Paris Saint-Germain, duke fituar gjithçka që mund të fitohej. Kulmi i suksesit ishte fitorja e Ligës së Kampionëve ndaj Interit me rezultatin 5-0.
Me paraqitjet e tij mbresëlënëse, ai tashmë është një nga kandidatët kryesorë për Topin e Artë.
Në një rrëfim për revistën prestigjioze France Football, Dembélé foli për periudhën e tij te Barcelona dhe për ndryshimet në qasjen e tij profesionale që sollën rilindjen e karrierës.
“Kthehesha në shtëpi, luaja NBA 2K dhe shikoja televizor. Isha më i ri dhe kjo ishte normale, por në fund e paguan një çmim të lartë. E ndjeva sidomos te Barcelona”, u shpreh ai me sinqeritet.
Francezi u transferua te Barcelona në vitin 2017 nga Borussia Dortmund për 135 milionë euro. Gjatë gjashtë viteve në “Camp Nou”, ai zhvilloi vetëm 185 paraqitje, duke shënuar 40 gola dhe dhënë 41 asistime.
Edhe pse fitoi tre tituj të La Ligës, karriera e tij në Spanjë u shënua nga dëmtime të shpeshta, përfshirë tri këputje muskujsh dhe probleme në kofshë e gju.
Në total, ai mungoi për 799 ditë për shkak të dëmtimeve, duke humbur 141 ndeshje për Barcelonën dhe Francën.
“Kam mësuar shumë nga ajo periudhë. Tani e njoh trupin tim shumë më mirë dhe e di kur të ndaloj ose të përshtas stërvitjen time. Kjo ka bërë diferencën”, deklaroi Dembele.
Dembele ka bërë një transformim të plotë në karrierë – nga një talent i lënduar te Barcelona, në një lider dhe kampion i Evropës me PSG.
Vlera e tij aktuale në treg arrin në 90 milionë euro dhe me këtë sezon të jashtëzakonshëm, ai është më afër se kurrë ëndrrës për të ngritur Topin e Artë.
Pasi Klodian Braho u zgjodh gjatë javës së kaluar për të drejtuar SPAK në tre vitet e ardhshme, të hënën…
Ilir Vrenozi, personazhi i njohur në rrjetet sociale dhe një nga kritikët më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, të…
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi Buxhetin për vitin 2026, me vlerë rreth 400 milionë euro, në një mbledhje të zhvilluar…
Elijona Binakaj është prekur nga fakti që Eduard Kuçi ka qeshur me Labinot Rexhën, teksa ai tallej me banoren. Për…
Labinot Rexha është një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP Kosova. Ai ka tërhequr…
Timothée Chalamet ka zbuluar se kaloi shtatë vjet duke u stërvitur në pingpong për filmin e tij të ri “Marty…